Flash

Dalin detajet e para/ Ç'ndodhi në takimin me dyer të mbyllura Trump - Putin

Lapsi.al 16 August 2025
Dalin detajet e para/ Ç'ndodhi në takimin me dyer të

"Të gjitha opsionet mbeten në tryezë". Kjo është ajo që zyrtarët amerikanë i thanë CNN pasi Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin mbajtën një takim mbi luftën në Ukrainë.

Ndërsa pala ruse ka shpërndarë sinjale pozitive pas takimit. I dërguari rus Kirill Dmitriev i tha agjencisë së lajmeve Interfax se takimi Trump-Putin kishte shkuar "jashtëzakonisht mirë".

Në imazhet e shpërndara në Telegram nga media të tjera ruse, Dmitriev shihet gjithashtu duke buzëqeshur gjerësisht dhe duke u ulur në sallën e konferencës për shtyp.

I pyetur për më shumë detaje, ai iu shmang pyetjeve, por i tha një korrespondenti për median Rossiya 24: "Vetëm pas pak sekondash do të mësojmë gjithçka rreth kësaj."

Takimi u zhvillua për më shumë se dy orë.

Kremlini njoftoi i pari se bisedimet midis Vladimir Putin dhe Donald Trump, në të cilat morën pjesë vetëm dy këshilltarë nga secila palë, kanë përfunduar.

Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini njoftuan një konferencë të përbashkët për shtyp e cila pritet të nisë pas pak dhe që mund ta ndiqni ne videon më poshtë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI