Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Çfarë tregon gjuha e trupit të Trump pas takimit me Putinin

Lapsi.al 16 August 2025
Çfarë tregon gjuha e trupit të Trump pas takimit me Putinin

Sytë e gjithë botës dje ishin drejtuar nga Alaska, ku po zhvillohet takimi historik mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin. Por gjuha e trupit e Trump tregonte se ishte i zhgënjyer pas bisedimeve me homologun rus. Psikologu dhe eksperti i gjuhës së trupit, britaniku Peter Collett ka dhënë vlerësimet mbi samitin Trump-Putin.

“Kur krahason takimin në pistën e aeroportit me atë që ndodhi në konferencën për shtyp, duket sikur janë dy botë krejtësisht të ndryshme, të paktën sa i përket gjuhës së trupit”, tha ai.

Collett vuri në dukje se kur Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan në pistën e aeroportit pas uljes në Alaskë, të dy po e përkëdhelnin njëri-tjetrin në shpatulla, gjeste që zakonisht tregojnë statuset e tyre. Fillimi i takimit ishte më shumë rreth miqësisë, harmonisë dhe afrimit mes tyre pothuajse sikur shqetësimi kryesor i Trumpit ishte ta mbante afërt Putinin.

“Ata krijuan përmes gjuhës së trupit një ndjesi të qartë se ishin dy miq të vjetër që ishin jashtëzakonisht të lumtur që u panë sërish”, tha Collett.

Por, në kohën kur u mbajt konferenca për shtyp pas bisedimeve thelbësore me Putinin, gjuha e trupit të presidentit amerikan kishte ndryshuar ndjeshëm. Ai theksoi faktin se Trump nuk i kushtoi shumë vëmendje Putinit teksa ai fliste dhe shtoi se ai në fakt nuk donte të shikonte Putinin, sepse Putini i kujtonte atij dështimin për të arritur një marrëveshje në ato kushte.

Shtrëngimi i buzëve ishte një gjest përmbajtjeje” që tregonte se po mendonte diçka që nuk guxonte ta thoshte. Trump dukej si një njeri i zhgënjyer, por që po bënte një punë mjaft të mirë për të bindur veten dhe ne se ka shpresë për të ardhmen dhe gjëra të mira që do të vijnë.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI