Flash

Tjetër plagosje me thikë në Korçë, arrestohet autori (EMRAT)

Lapsi.al 15 August 2025
Tjetër plagosje me thikë në Korçë, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ndodhi rreth orës 19:00, në fshatin Mollaj të Korçës ku një 27-vjeçari i identifikuar si Ari Kodra është plagosur me thikë. Sipas policisë autor është Aleks Qiqi 41 vjeç.

27-vjeçari, po merr ndihmë mjekësore në spital ku është në gjendje të stabilizuar në sallën e reanimacionit ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar thikën që dyshohet se është përdorur në krim.

“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë.

Burime mediatike raportojnë se autori Aleks Qiqi ka qenë i dënuar për falsifikime, dhe vepra të tjera penale. Ka dalë pak kohë më parë nga burgu, i dënuar për drogë. Ai ka qenë i dënuar edhe në Greqi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI