Flash

TV francez "C News": Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Televizioni francez me prirje te djathta, pronë e miliarderit Vincent Bolloré i ka kushtuar një reportazh protestave në Shqipëri. «Revolucioni i flamingove rozë» është shndërruar në një mobilizim të qëndrueshëm. Si ka mundur të zgjasë kaq shumë dhe deri ku mund të shkojë më tej? Pyet gazetari Romain Gerand

16:52

Samiti i Alaskës/ Rubio: Armëpushimi çështje 'kritike', do të bëjmë të pamundurën

Lapsi.al 15 August 2025
Samiti i Alaskës/ Rubio: Armëpushimi çështje

Sekretari i Shtetit Marco Rubio, teksa foli shkurtimisht përgatitjet e samitit gjatë një eventi të palidhur në Departamentin e Shtetit të enjten, tha se armëpushimi është një çështje kritike gjatë diskutimit.

"Po shkojnë shumë shpejt sepse kjo u përgatit shumë shpejt dhe është në Alaska, kështu që duhet të shkojmë atje", tha Rubio.

"Do të shohim se si do të shkojë. Siç tha presidenti, shpresa e tij është të bashkëveprojë me z. Putin dhe të kuptojë shumë shpejt dhe herët, nëse një paqe është e mundur apo jo".

Shpresojmë që të jetë", shtoi ai.

Sekretari foli gjithashtu për kushtet që do të duheshin përmbushur, për të arritur një paqe të qëndrueshme.

Mendoj se të gjithë e pranojmë se do të duhet të ketë disa biseda rreth garancive të sigurisë. Do të duhet të ketë disa biseda rreth, e dini, mosmarrëveshjeve dhe pretendimeve territoriale dhe për çfarë po luftojnë ato", tha Rubio. "Por mendoj se shpresa e presidentit është të arrijë një ndalim të luftimeve në mënyrë që këto biseda të mund të ndodhin."

Ndërsa luftimet janë duke vazhduar, ai tha se një armëpushim është "kritik".

"Ne duam që të ketë paqe, do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta arritur atë, por në fund të fundit, do të varet nga Ukraina dhe Rusia që të bien dakord për një të tillë", tha Rubio./ ABC News.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI