Flash

Roli që Rubio dhe Witkoff do luajnë në krah të Trump në takimin me Putin

Lapsi.al 15 August 2025
Roli që Rubio dhe Witkoff do luajnë në krah të Trump në

Kur Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan në Finlandë për samitin e tyre të vitit 2018, ata folën vetëm për vetëm dhe të shoqëruar nga përkthyes për më shumë se dy orë përpara se të ftonin ndihmësit e tyre të merrnin pjesë.

Fillimisht u duk se ky samiti i Alaskës mund të kishte një seancë të ngjashme kokë më kokë, por kjo nuk ndodhi. Kur “Air Force One” u ul në Anchorage, gazetarët amerikanë u informuan se ky samit do të fillonte me një takim 3 me 3 përpara një dreke pune me një përfaqësi më të madhe. Trump shoqërohet nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i dërguari i tij special Steve Witkoff.

Rubio ishte një kundërshtar i Rusisë përpara se të ngjitej në postin e Departamentit të Shtetit dhe Witkoff ka qenë i përfshirë në bisedime të drejtpërdrejta me udhëheqësit rusë për muaj të tërë.

Kjo i jep presidentit amerikan një shtresë shtesë mbështetjeje në atë që ai e ka cilësuar si një samit me "rreziqe të larta" dhe mund të jetë një lehtësim për aleatët evropianë të Amerikës, të cilët kanë shprehur shqetësim se Trump, shpesh i paparashikuar, mund t'i ofrojë Putinit lëshime ose marrëveshje të papritura. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI