Flash

Pushtet, respekt.../ Ekspertët e gjuhës së trupit analizojnë takimin Trump-Putin

Lapsi.al 15 August 2025
Pushtet, respekt.../ Ekspertët e gjuhës së trupit analizojnë

Presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan të premten në Bazën Elmendorf-Richardson në Anchorage të Alaskës, për takimin e tyre të parë ballë për ballë në 6 vjet, me luftën në Ukrainë dhe bashkëpunimin ekonomik SHBA-Rusi në krye të axhendës.

Ndërveprimi midis dy udhëheqësve u pa me kujdes jo vetëm për rezultatet diplomatike, por edhe për sinjalet fizike të shkëmbyera gjatë përshëndetjes së tyre publike. Patty Ann Wood, një eksperte e gjuhës së trupit e kontaktuar nga “Newsweek”, analizoi takimin dhe tha se gjestet e tyre fillestare treguan një përzierje të respektit, kontrollit dhe familjaritetit.

Trump pret me besim

“Teksa Trump qëndron duke pritur, ai buzëqesh. Një shenjë se ai ndihet rehat dhe mezi pret atë që do të ndodhë" - tha Wood. "Është buzëqeshja e tij natyrale, e vogël dhe pak e ulur në cepa. Supet e tij janë prapa më shumë se zakonisht. Ai mund të ketë veshur të brendshme që i rrinë mirë sepse qëndrimi i tij është jashtëzakonisht i drejtë. E gjithë kjo sugjeron besim."

Teksa Putin afrohej, Trump duartrokiti lehtë dhe bëri një hap përpara. "Kjo tregon respekt ndaj Putinit" - tha Wood.

Shtrëngimi i duarve filloi me respekt dhe më pas tregoi pushtet

Në momentin e shtrëngimit të duarve, Trump u shkëput nga qasja e tij e zakonshme. "Trump zakonisht pëlqen ta ketë dorën sipër, por këtu duket se e ka ngritur pëllëmbën lart - një pozicion më i dobët dhe më i nënshtruar - duke treguar se e sheh Putinin si më të fuqishëm", tha Wood. "Megjithatë, ai përdori një lëvizje karakteristike, duke e mbajtur shtrëngimin e duarve fort në mes të trupit të tij për të tërhequr personin tjetër drejt vetes duke treguar një shfaqje fuqie."

Putin Trump

Të dy burrat ruajtën kontaktin me sy dhe buzëqeshën, gjë që Wood tha se sugjeronte "një ekuilibër midis respektit dhe pohimit". Kokat e tyre qëndruan afër njëra-tjetrës. "Kjo sugjeron ngrohtësi", - tha ajo.

“Loja e shahut” me shtrëngim duarsh

Trump më pas afroi edhe dorën e majtë për të përkëdhelur krahun e Putinit, duke formuar një "shtrëngim duarsh të dyfishtë". "Ky është një sinjal delikat dominimi thuhet simbolikisht. “Mund të të godisja nëse doja", tha Wood që shton se edhe "Putin përgjigjet në të njëjtën mënyrë." Ndërsa udhëheqësit ecnin, dora e Trump lëvizi sipër, duke ndryshuar dinamikën. "Është një lojë shahu me shtrëngim duarsh," tha ajo.

Trump Putin

Putini më i relaksuar, Trumpi më i përmbajtur

Wood vuri në dukje se Putini dukej i sigurt, me krahët që lëkundeshin lirshëm "ndryshe nga 6 muaj më parë kur ai ishte më i ngurtë". Krahët e Trumpit qëndruan afër trupit të tij. Në një moment, Trump i kapi bërrylin Putinit dhe u përkul për të pëshpëritur "një lëvizje kontrolli dhe një gjest intimiteti," tha Wood.

Sinjale gjatë fotografimit

Gjatë mundësisë për foto, Putini i shtrëngoi duart duke i bërë grusht dhe i relaksoi ato. "Kjo mund të sinjalizojë përgatitje për përballje, megjithëse mund të lidhet edhe me probleme fizike” - tha Wood. "Të dy burrat buzëqeshin - teatër politik, duke pasur parasysh kontekstin e luftës në Ukrainë."

Trump Putin

Pavarësisht përpjekjeve të dukshme për pozicion, Wood tha se takimi dukej i ngrohtë. "Dukej si dy miq të vjetër që po shiheshin pas një kohe të gjatë," tha ajo. "Edhe me betejën e shtrëngimit të duarve, e kam parë Trumpin të hedhë një “vështrim vdekjeprurës” ose të shmangë kontaktin me sy në situata të ngjashme, por jo këtu." ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI