Flash

Gazetarëve rusë u serviret "Pulë Kievi" rrugës për në Alaskë/ Pjata shkakton reagime

Lapsi.al 15 August 2025
Gazetarëve rusë u serviret "Pulë Kievi" rrugës

Fakti që "Pulë Kievi" u servir në kohën e drekës në avionin që fluturonte nga Moska për në Anchorage dhe që mbante gazetarët rusë shkaktoi komente sarkastike (nga pala ruse) dhe zemërim (nga ana ukrainase). Ajo është një pjatë mjaft e zakonshme, por që gati shkaktoi një incident diplomatik.

"Pjata mund të jetë një shenjë e mirë për rezultatin e negociatave", - komentoi me sarkazëm gazetari i “Russia Today”, Egor Pyskunov. Analisti politik rus Sergei Markov ishte shumë më i qartë: "Është një shenjë e qartë se si ushtria ruse po transformon forcat e armatosura ukrainase".

“Pulë Kievi” është një copë mishi pule e skuqur dhe e lyer me pana, një "specialitet" i lançuar në fillim të viteve 1900 nga restoranti “Continental” në Kiev, atë që tani është kryeqyteti i Ukrainës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI