Flash

FOTOLAJM/ Trump dhe Putin mbërrijnë në Alaskë

Lapsi.al 15 August 2025
FOTOLAJM/ Trump dhe Putin mbërrijnë në Alaskë

Një aeroplan rus, që transporton Presidentin rus Vladimir Putin, sapo ka zbarkuar në Alaska. Më herët presidenti amerikan Donald Trump mbërriti në aeroport, po qëndroi në aeroplanin e tij Air Force One. Të dy presidentët pritet të takohen në shkallët e avionit të presidentit rus. Do të jetë vetë Trump që do të presë Putin të zbresë nga avioni pasi takimi zhvillohet në tokë amerikane dhe duhet respektuar protokolli.

Air Force One po pret në aeroportin e Anchorage me Donald Trump në bord. Disa nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë si Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë Steve Witkoff dhe drejtori i CIA-s John Ratcliffe janë bashkë me të në një përpjekje për të ndërmjetësuar paqen në luftën Rusi-Ukrainë.

Trump pritet të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin në bazën Elmendorf-Richardson rreth orës 11:30 me orën lokale (21.30 me orën e Shqiëprisë) duke shënuar ndërveprimin e parë ballë për ballë të dy udhëheqësve që kur Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë për mandatin e tij të dytë.

Më herët Donald Trump postoi fjalët "RREZIK I LARTË!!!" në një mesazh të shkurtër në mediat sociale këtë mëngjes, përpara se të nisej për në Alaskë. Ai ka folur me gazetarët ndërsa ishte në bord, duke thënë se shkëmbimet territoriale do të diskutohen, por kjo në fund të fundit do të jetë një vendim për Ukrainën, dhe ai nuk është atje për të negociuar për to. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI