Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Europa Jugore përballet me zjarre në pyje, ndërsa përfshihet nga vala e të nxehtit

Lapsi.al 15 August 2025
Europa Jugore përballet me zjarre në pyje, ndërsa përfshihet

Zjarrfikësit po luftojnë me disa vatra zjarri në Greqi, ndërsa një valë përvëluese e të nxehtit po shkakton dëme të mëdha në gjithë Europën Jugore.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Greqi janë shënuar mbi 152 vatra të reja zjarri dhe mijëra persona janë evakuuar. Rreth 4,850 zjarrfikës janë angazhuar në një betejë në disa fronte për të vënë flakët nën kontroll.

Të paktën tre persona kanë humbur jetën në Spanjë, Shqipëri dhe Turqi, ndërsa dhjetëra të tjerë – përfshirë zjarrfikës – janë dërguar në spital me probleme nga thithja e tymit dhe djegie.

Temperaturat kanë kaluar 40°C në disa zona më herët gjatë javës, ndërsa në Francë dhe Slloveni janë regjistruar rekorde të reja të të nxehtit. Në Greqi, mijëra persona janë evakuuar nga ishujt turistikë Hios dhe Zakintos.

Në Peloponezin perëndimor, flakët hynë gjatë natës në qytetin e Patrasit, duke shkatërruar banesa, biznese dhe automjete. Në Zakintos, tre fronte të ndara zjarri, që shtrihen në mbi 15 km, vazhdojnë të jenë të pakontrolluara, duke shkaktuar dëme në banesa, struktura turistike dhe toka bujqësore.

Të paktën 13 zjarrfikës janë trajtuar për djegie dhe lëndime të tjera, bëri të ditur të mërkurën zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Vasilis Vathrakogjannis, i cili paralajmëroi se kushtet mund të përkeqësohen edhe më shumë në ditët në vijim. “Sot do të jetë një tjetër ditë shumë e vështirë, pasi rreziku nga zjarret në pjesën më të madhe të vendit do të jetë shumë i lartë,” tha ai.

Anijet e shpëtimit kanë evakuuar pushuesit e bllokuar nga flakët në Hios, ndërsa autoritetet kanë kërkuar ndihmë me avionë zjarrfikës nga vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Në Spanjë, mbi 4,000 persona u evakuuan gjatë natës në provincën veriperëndimore të León-it. Një zjarrfikës vullnetar humbi jetën në të njëjtën zonë. Po ashtu, një punonjës i një qendre hipizmi ndërroi jetë nga djegiet e rënda të pësuara në Tres Kantos, pranë Madridit, ku erërat mbi 70 km/h shtynë flakët pranë banesave, duke detyruar qindra persona të largohen.

Qeveria spanjolle ka ngritur nivelin e reagimit kombëtar ndaj emergjencës. “Jemi në rrezik ekstrem nga zjarret pyjore. Ju lutem, tregohuni shumë të kujdesshëm,” deklaroi kryeministri Pedro Sanchez.

Në zona të tjera të Europës, paralajmërimet për temperatura ekstreme mbeten në fuqi në Francë, Spanjë, Portugali, Itali dhe Ballkan, me temperatura që pritet të kalojnë 40°C në disa rajone.

Sllovenia raportoi natën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, me temperatura që në një port nuk ranë nën 28°C.

Në Itali, një fëmijë humbi jetën nga goditja e të nxehtit të hënën, ndërsa temperatura deri në 40°C pritet të godasë vendin më vonë gjatë javës. Paralajmërime të kuqe për temperatura ekstreme janë dhënë për të paktën 10 qytete italiane, përfshirë Romën, Milanon dhe Firencën. Një djalë 4-vjeçar nga Rumania, i cili u gjet pa ndjenja brenda një makine në Sardenjë, u transportua me helikopter në një spital në Romë, por ndërroi jetë për shkak të dëmtimit të parikuperueshëm të trurit, i shkaktuar, sipas autoriteteve mjekësore, nga goditja e të nxehtit.

Ministrja franceze e Shëndetësisë, Catherine Vautrin, deklaroi se spitalet janë në gatishmëri për pasojat e valës së dytë të të nxehtit brenda vetëm disa javësh.

Në Mal të Zi, një ushtar humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë kur cisterna e ujit me të cilën po luftonin flakët në kodrat në veri të Podgoricës u përmbys.

Në Portugali, zjarrfikësit po përballen me tre zjarre të mëdha, përfshirë një vatër të fuqishme në Trankoso, në qendër të vendit.

Turqia ka arritur të vërë nën kontroll disa prej zjarreve më të mëdha, përfshirë ato në Çanakale dhe Izmir, pasi qindra persona u evakuuan dhe u mbyllën Ngushtica e Dardaneleve dhe aeroporti i Çanakales.

Në Mbretërinë e Bashkuar, disa zona po përjetojnë valën e katërt të të nxehtit për këtë vit, me temperatura deri në 33°C dhe paralajmërime shëndetësore portokalli dhe të verdha për të gjithë Anglinë. Dy zjarre në zona me barishte shpërthyen të martën në kryeqytet, një në Ealing dhe një tjetër në Wanstead Flats, duke djegur mbi 17 hektarë tokë në total.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ngrohja globale po e bën verën mesdhetare më të nxehtë dhe më të thatë, duke nxitur sezone zjarresh më të gjata dhe më intensive./MONITOR

Të këshilluara

Këmbimi valutor për sot, 15 gusht 2025

Këtë të premte, më 15 gusht 2025, euro blihet me 96.4 lekë dhe shitet 97.4 lekë. Dollari amerikan blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Paundi britani...

08:56

Parashikimi i motit për ditën e premte

Ditën e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, ndërsa graduali...

07:06

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI