Flash

TV francez "C News": Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Televizioni francez me prirje te djathta, pronë e miliarderit Vincent Bolloré i ka kushtuar një reportazh protestave në Shqipëri. «Revolucioni i flamingove rozë» është shndërruar në një mobilizim të qëndrueshëm. Si ka mundur të zgjasë kaq shumë dhe deri ku mund të shkojë më tej? Pyet gazetari Romain Gerand

16:52

Dinamo bën historinë/ Eliminon Hajdukun e Splitit në Conference League (VIDEO GOLAT)

Lapsi.al 15 August 2025
Dinamo bën historinë/ Eliminon Hajdukun e Splitit në Conference

Dinamo ka shkruar historinë në "Air Albania".  Skuadra e Ilir Dajës mposhti 3-1 Hajdukun e Splitit në sfidën e kthimit të turit të tretë kualifikues të Conference League dhe shkon në play-off, ku gjejnë polakët e Jagiellonia.

Kurrë më parë Dinamo nuk kishte kaluar dy ture në garat evropiane. Sfida e parë në Split ishte mbyllur 2-1 për kroatët, por në Tiranë ‘Blutë’ e Dinamos ishin më të freskët dhe eliminuan një ekip si gjigantët e Hajdukut. 

Dinamo e nisi mirë ndeshjen dhe gjeti golin e epërsisë që në minutën e 14-të me Zabërgjën (VIDEO), pas asistit të Bregut. Në minutën e 78-të Hajduku mbeti me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Sanyang. Koha e rregullt u mbyll 1-0 dhe me rezultatin e përgjithshëm 2-2 përballja iu drejtua shtesës.

Në minutën e 99-të festuan 2 mijë tifozët miq në stadium, pasi Hajduku barazoi me Karacic (VIDEO). Dinamo nuk u dorëzua dhe gjeti avantazhin me supergolin e Qardakut nga 25 metra largësi, në minutën e 109-të. (VIDEO) Festë dhe tension në stadium, por Dinamo nuk u ndal me kaq, pasi shënoi edhe golin e tretë me Hekuran Berishën. (VIDEO)

Në fund festë për Dinamon, me strategun Ilir Daja që merr kualifikimin e 14-të në karrierë. Kështu, Dinamo eliminon Hajdukun e Splitit dhe në play-off e Conference League luan me polakët e Jagiellonia. /LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Maliq, dy të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pak çaste më parë në aksin rrugor Maliq-Moglicë. Makina ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë është plagosur sh...

19:28

Vritet me thikë 14-vjeçari në Maliq (Emri)

Rreth orës 17:30 në fshatin Pirg, një konflikt në ambientet e një lokali mes dy adoleshentëve, të dy 14-vjeçarë, ka përfunduar tragjikisht. Një prej tyre, Er...

19:12

23 vatra zjarri ende aktive në vend

Prej më shumë se 3 ditësh zjarret kanë “pushtuar” vendin tonë, duke djegur mijëra hektarë tokë, mbi 220 banesa, mijëra bagëti e fatkeqësisht i kanë marrë jetën ...

18:13

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI