Flash

TV francez "C News": Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama

Televizioni francez me prirje te djathta, pronë e miliarderit Vincent Bolloré i ka kushtuar një reportazh protestave në Shqipëri. «Revolucioni i flamingove rozë» është shndërruar në një mobilizim të qëndrueshëm. Si ka mundur të zgjasë kaq shumë dhe deri ku mund të shkojë më tej? Pyet gazetari Romain Gerand

16:52

Avionët zjarrfikës? Edi Rama i bezdisur nga video e premtimit të pambajtur

Lapsi.al 15 August 2025
Avionët zjarrfikës? Edi Rama i bezdisur nga video e premtimit të

Është bërë e zakonshme që gënjeshtrat e fushatës elektorale, sado të trasha të jenë, të kalojnë si qëndrime normale të politikanëve, që pas ca kohësh përtypen dhe ndryshojnë temë duke shpikur ndonjë version tjetër të ngjarjeve. Edhe video më poshtë, ku kryeministri Rama dëgjohet të premtojë se do të blejë dy avionë për të fikur zjarret në verë dhe që rezultoi një gënjeshtër po tentohet të kalojë me sofizma dhe pirueta të tipit "edhe Greqia ka avionë por ka probleme me zjarret", sipas reagimeve më të fundit të Ramës që ka humbur sensin e llogaridhënies para qytetarëve.

[video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/08/Edi-Rama-premtimi-per-te-blere-dy-avione-kete-vere.mp4"][/video]

Për ta anashkaluar këtë rrenë me zë dhe figurë, këtë premtim që sot tingëllon si tallje me popullin e Delvinës dhe të gjithë shqiptarët, Edi Rama ka ndarë pamje nga zjarret e Greqisë, bashkë me një shpjegim nga Chat GPT se çfarë janë piromanët verbalë, një etiketim për ata që i kërkojnë diçka të jashtëzakonshme: të mos gënjejë.

RUHUNI NGA PIROMANET VERBALE

Kjo video është një moment tragjik i këtyre ditëve nga përballja e vendit fqinj me zjarret

Po e postoj për të gjithë ata që flasin nga urrejtja e pashërueshme apo edhe nga sekëlldia e mirëkuptueshme për avionë e për roje pylli, sepse ky vendi fqinj ka 77 avionë zjarrfikës e një historisë të gjatë lufte me zjarret, por lufta me zjarret në kushtet e ndryshimit të klimës është sot ku e ku më e komplikuar se sa duket, kur do të fajësosh qeverinë dhe bërtet pse s’ka avionë?

Nderkohe sipas ChatGBT:

Në terma mjekësorë, piromania (zjarrvënia) është një çrregullim i kontrollit të impulseve, ku personi ndien një shtysë të fortë për të ndezur zjarre dhe përjeton një ndjenjë kënaqësie ose çlirimi pas këtij veprimi. Një piroman është një person që, me dashje dhe shpesh për kënaqësi ose impulse personale, i vë zjarr ndërtesave, pyjeve, automjeteve apo pronave të tjera. Në shumicën e vendeve piromania trajtohet si një çrregullim psikologjik që shpesh kërkon trajtim, por edhe si një krim që ndëshkohet rëndë nga ligji.

E pyetur per piromaninë verbale ChatGBT shpjegon:

Piromani verbal është një individ që shfaq prirje sistematike për të gjeneruar tension, konflikt ose polarizim shoqëror përmes gjuhës së folur apo të shkruar, shpesh me qëllim përfitimi politik, mediatik ose personal. Ai përdor deklarata të ngarkuara emocionalisht, insinuata, dhe narrativa konspirative si “stimulus ndezës”, duke synuar të shkaktojë reaksione të forta në publik. Ky fenomen mund të shihet si një variant metaforik i piromanisë klasike, ku objekti i shkatërrimit nuk është materiali fizik, por kapitali social dhe besimi publik. Në rastin specifik të akuzave për zjarret, piromani verbal instrumentalizon fatkeqësitë natyrore si “material djegës” diskursiv, duke krijuar një klimë mosbesimi dhe histerie kolektive, pavarësisht mungesës së provave faktike.

Ruhuni nga piromanët verbalë të këtij vendi, humbësa kronikë që nuk kanë asgjë më për të humbur

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI