Flash

"A do ndalësh së vrari civilë?" Putin injoron pyetjet e gazetarëve në krah të Trump

Lapsi.al 15 August 2025
"A do ndalësh së vrari civilë?" Putin injoron pyetjet e

Sytë e gjithë botës janë kthyer nga Alaska, aty ku liderët e dy fuqive të mëdha janë ulur sot përballë njëri-tjetrit për të arritur një marrëveshje për luftën në Ukrainë.

Tapeti i kuq u shtrua mes avionëve ushtarakë. I pari që zbriti në tokën e Alaskës ishte presidenti amerikan, Donald Trump, gati 30 minuta më pas presidenti rus mbërriti presidenti rus, Vladimir Putin.

Due consiglieri ciascuno in incontro fra Trump e Putin © ANSA/AFP

Dy liderët nisën takimin dypalësh pak çaste më vonë. Ndërkohë, mediat e huaja kanë publikuar pamjet e para nga salla, ku do të mbahet konferenca për shtyp pas takimit. Në një shkrim në sfond, duket qartë mesazhi “Në kërkim të paqes”.

PutinMinistri i Jashtëm, Sergei Lavrov, dhe këshilltari për politikën e jashtme, Yuri Ushakov janë me Putinin në takimin tre-me-tre me Trumpin, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Lavrov dhe Ushakov janë diplomatë me përvojë të gjatë dhe qendrorë në formësimin e politikës së jashtme të Rusisë.

Trump dhe Putin nuk pranojnë pyetje, fillojnë takimin e tyre

Ndërsa Trump dhe Putin ndalen për pak momente për një foto, duke qëndruar mbi një podium, gazetarët shfrytëzojnë rastin për t’u bërtitur pyetje të dy udhëheqësve.

“President Putin, a do të pranoni një armëpushim?” – pyet një gazetar. Një tjetër pyet se cili është mesazhi i Trumpit për Putinin. Të dy largohen pak pas pyetjes së fundit nga një gazetar që e pyeti Putinin "nëse do të ndalonte vrasjen e civilëve". Putin bëri me shenjë që nuk po e dëgjonte pyetjen, ndërkohë që të dy udhëtuan së bashku në të njëjtin makinë. /LAPSI.al

“A do të ndalosh së vrari civilë?"/ Breshëri

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI