Flash

Situata me zjarret në vend/ 46 të arrestuar që prej qershorit, 91 nën hetim

Lapsi.al 14 August 2025
Situata me zjarret në vend/ 46 të arrestuar që prej qershorit, 91

137 autorë të zjarrvënieve janë identifikuar prej qershorit deri më datë 14 gusht në vendin tonë.

Strukturat operacionale të Policisë së Shtetit po kontrollojnë dhe monitorojnë zonat me dronë, për të identifikuar në kohë personat që shkaktojnë zjarr, duke djegur pronën private, banesa, pyje, kullota dhe në shumë raste, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve, punonjësve të Policisë, zjarrfikësve dhe Emergjencave Civile.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët që të mos shkaktojnë zjarre. Blegtorët dhe fermerët janë përgjegjës për tokat dhe kullotat që kanë në pronësi apo në përdorim.

Thirrje për të gjithë banorët: mos ndizni zjarr për djegien e mbetjeve të prodhimeve bujqësore apo për pastrimin e territorit, pa njoftuar dhe marrë masa me instancat përgjegjëse. Shkaktimi i zjarrit, me qëllim apo nga pakujdesia, është vepër penale dhe Policia e Shtetit po punon, në bashkëpunim me banorët, për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e të gjithë atyre që shkaktojnë zjarre.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 14 gusht 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.5 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet m...

08:50

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI