Flash

Shuhet Saimir Maloku/ Inxhinieri që shpiku "kanaçen" për të parë RAI-n në diktaturë

Lapsi.al 14 August 2025
Shuhet Saimir Maloku/ Inxhinieri që shpiku "kanaçen"

Ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare Saimir Maloku, inxhinieri i shquar dhe ish-i burgosuri politik. 

Maloku, student i dalluar dhe inxhinier i talentuar, vuajti padrejtësisht 9 vite në burgjet e Burrelit dhe Spaçit, pas një gjyqi të montuar nga regjimi komunist, duke u akuzuar si spiun dhe agjent i huaj.

Ai ishte një qendrestar antikomunist dhe bashkëvuajtës me figura të shquara si Dom Simon Jubani, At Zef Pllumi dhe Kardinal Ernest Simoni.

“Jeta dhe tregimi i Saimir Malokut janë dëshmi të gjalla të mizorisë dhe dhunës së diktaturës komuniste. Ai përfaqëson rezistencën dhe guximin e shqiptarëve për liri dhe dinjitet” shprehet Besim Ndregjoni, President i Unionit Mbarkombëtar për Integrimin e Burgosurve dhe Përndjekurve Politik të Shqipërisë.

Saimir Maloku do të mbahet mend si një intelektual i shquar, një inxhinier i talentuar dhe një qytetar që luftoi për lirinë e medias dhe të qytetarëve gjatë një periudhe të errët të historisë shqiptare.

Reagimi i plote i Besim Ndregjonit

U SHUA INGJ. SAJMIR MALOKU, ISH-I BURGOSUR POLITIK BURREL-SPAÇ!

U nda nga ne bashkëvuajtësit e tij, nga Tirana e dashur, tiranasi inxhinier Sajmir Maloku, ai që i solli Tiranës me shpikjen e tij Kanaçen, kur qytetarët e Tiranës shihnin kanalet televizive italiane! U shua studenti që mbaroi me medalje ari arsimin e lartë, inxhinieri i talentuar që e nisi jetën e tij me dije dhe në fund regjimi diktatorial e burgosi në Burrel dhe Spaç! Tirana ka një intelektual më pak, një qendrestar antikomunist më pak, një tiranas të mirë e të ditur më pak! Ai që u printe para bashkëvuajtësve të vet në shkurt të ’91 në rrëzimin e monumentit të diktatorit!

Saimir Maloku sot përbën një dëshmi të gjallë të vuajtjes dhe mbijetesës në ferrin komunist shqiptar. Maloku, me ekzistencën dhe tregimin e ferrit të tij, përpiqet të na rrëfejë e dëshmojë mizorinë e komunizmit, pashpirtmërinë, ligësinë, çmendurinë, paligjshmërinë e sistemit, torturën e dhunën dhe mbi të gjitha ashpërsinë e egërsinë deri në kafshëri të sistemit komunist që tmerroi shqiptarët për 50 vjet.

Saimir Maloku, një rrëfim për tmerrin dhe ferrin komunist ...

Saimir Maloku u akuzua prej regjimit komunist si spiun i 17 vendeve kapitaliste dhe agjent i anglezëve në veçanti. Me profesion inxhinier elektronik në ushtri, Saimir Maloku u përndoq, u hetua, u shantazhua nga 120 spiunë dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe 9 hetues të regjimit. Saimir Maloku vuajti 9 vjet në burgjet më të egra dhe më të frikshme të diktaturës.

Përveç dënimit, Maloku familjarisht vuajti po kaq vite survejim, gjurmim, përgjime dhe inskenime nga Sigurimi i Shtetit, bisha e tmerrshme që mbante në këmbë diktaturën staliniste nëpërmjet frikës, panikut, përndjekjes, dhunës, arrestimeve dhe tmerrit që ajo shkaktonte ngado. Pas gjyqit të fals, Saimir Maloku u mbajt për 200 ditë nën tokë, nën ujë e baltë, i fshehur prej komunistëve, në një kohë që familja e kërkonte në të gjitha burgjet e Shqipërisë.

Saimir Maloku u burgos për 9 vite nga ish-Sigurimi i Shtetit nën akuzën e agjitacionit dhe propagandës për shkak të shpikjes së një pajisjeje Kanoçe që shërbente si antenë televizioni për të parë stacione të huaja, për të cilat komunizmi i ndalonte rreptësisht. Në komunizëm duhej parë dhe ndjekur vetëm ato që thoshte Partia e Punës. Çdo tentativë tjetër të dërgonte direkt në burg. Nëse nuk i bindeshe partisë, ishe armiku më i poshtër i klasës dhe pushtetit, partisë e popullit.

Komunizmi kontrollonte gjithçka e çdo gjë, deri edhe te shijet e njerëzve. Gjithçka që nuk mirtohej nga partia-shtet shpallej e ndaluar, e rrezikshme dhe e dënueshme. Bashkëvuajtës të Saimir Malokut ishin Dom Simon Jubani, At Zef Pllumi, Imzot Frano Ilia, Dom Ndoc Sahatçija, Kardinal Ernest Simoni, Kardinal Mikel Koliqi, Dom Nikollë Mazreku etj. Dëshmi persekutimi në ferrin komunist si e Saimir Malokut e shumë shqiptarëve që vuajtën padrejtësisht janë pasqyrë e errët e tmerrit diktatorial.

Nxjerrja në dritë e kësaj errësire makabre është një çlirim jo vetëm për shpirtin e atyre që vdiqën, por edhe të atyre që qëndruan heroikisht si Saimir Maloku e mijëra bashkëvuajtës të kohës!

Lamtumirë mik, bashkëvuajtës qendrestar, Sajmiri ynë!

Besim Ndregjoni

President i Unionit Mbarkombëtar për Integrimin e Burgosurve dhe të Përndjekurve Politik të Shqipërisë

Të këshilluara

Aksident në Maliq, dy të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pak çaste më parë në aksin rrugor Maliq-Moglicë. Makina ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë është plagosur sh...

19:28

Vritet me thikë 14-vjeçari në Maliq (Emri)

Rreth orës 17:30 në fshatin Pirg, një konflikt në ambientet e një lokali mes dy adoleshentëve, të dy 14-vjeçarë, ka përfunduar tragjikisht. Një prej tyre, Er...

19:12

23 vatra zjarri ende aktive në vend

Prej më shumë se 3 ditësh zjarret kanë “pushtuar” vendin tonë, duke djegur mijëra hektarë tokë, mbi 220 banesa, mijëra bagëti e fatkeqësisht i kanë marrë jetën ...

18:13

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI