Flash

Peskov: Putin s'ka plan të nënshkruajë ndonjë dokument me Trump

Lapsi.al 14 August 2025
Peskov: Putin s'ka plan të nënshkruajë ndonjë dokument

Kremlini ka paralajmëruar të enjten se do të ishte një gabim i madh të bëhen parashikime për rezultatin e samitit të ardhshëm në Alaska, ku pritet të marrin pjesë presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin.

Lajmi raportohet nga agjencia ruse Interfax.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh se nuk ka plane për nënshkrimin e ndonjë dokumenti pas takimit të së premtes, i cili do të mbahet në qytetin Anchorage të Alaskës.

Deklaratat vijnë vetëm një ditë para takimit të shumëpritur, që pritet të përqendrohet në çështje kyçe si lufta në Ukrainë dhe tensionet mes dy fuqive globale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI