Flash

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Banorët në Delvinë: Asnjë ndihmë zyrtare!

Lapsi.al 14 August 2025
Banorët në Delvinë: Asnjë ndihmë zyrtare!

Banorët e Delvinës janë shprehur të revoltuar, pasi zjarret shkrumbuan gjithçka dhe ata nuk morën asnjë ndihmë, madje as zjarrfikësja nuk ka shkuar që t'i ndihmojnë për të shuar flakët. Duke folur për mediat banorët shprehen se zjarri u përhap deri pranë shtëpive, ku u dogjën tre banesa, ndërsa asnjë zjarrfikëse nuk mbërriti për të ndihmuar.

“Vetëm njerëz me tuba dhe kova uji në dorë, pa asnjë ndihmë zyrtare”, shprehen banorët.

Sipas tyre, zjarrfikëset e ardhura nga Himara dhe Saranda ishin të përqendruara në zonat më të larta të malit, ndërsa komunitetet më të afërta me qytetin u lanë pas dore. Banori gjithashtu shprehet se vetëm nga zjarri i fundit janë djegur mbi 100 rrënjë ullinj shekullorë.

“E fikëm zjarrin vetë, me duart tona”, thotë një banor.

Në gjithë këtë situatë të rënduar, banorët theksojnë se Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nuk ka qenë prezent në terren, pavarësisht se qeveria ka deklaruar përfshirje të forcave të emergjencës. Banorët të tmerruar shprehen se janë lënë në mëshirë të fatit.

“Jemi lënë në mëshirë të fatit”,thonë qytetarët.

Sakaq, qytetarët kërkojnë që jo vetëm të jepet ndihmë e menjëhershme për pasojat, por të hetohet edhe pse struktura të tëra nuk janë vënë në lëvizje për mbrojtjen e banesave dhe pronave.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI