Flash

Zjarri përhapet në pyllin e Ballollit në Poliçan, aktive vatra në Velçan të Beratit

Lapsi.al 13 August 2025
Zjarri përhapet në pyllin e Ballollit në Poliçan, aktive

Në zonën e mbrojtur të Rezervatit të Ballollit, flakët e zjarrit kanë marrë përmasa në zonën e pyllit. Në vendngjarje kanë shkuar një zjarrfikëse nga Poliçani, një zjarrfikëse nga Dimali dhe 6 punonjës të Zonave të Mbrojtura të Beratit, si dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura.

Sipas autoriteteve vendore, situata konsiderohet e rëndë. Ndërsa në zonat e banuara të Poliçanit situata është e qetë dhe po mbahet në monitorim.

Situata problematike është edhe në fshatin Velçan të Beratit, ku zjarri ka marrë përmasa në sipërfaqe me shkurre. Po operojnë 20 forca zjarrfikëse dhe 3 mjete zjarrfikëse nga Berati si dhe 25 forca nga bashkia.

Në Skrapar, vatra e zjarrit në Orizaj, zhvillohet me intensitet të ulet në sipërfaqe me shkurre. Janë në vendngjarje 6 zjarrfikëse dhe 2 mjete zjarrfikëse nga Skrapari, 5 forca vullnetare të fshatit, 5 forca nga shërbimi pyjor i bashkisë. Në bashkinë Dimal dhe Kuçovë situata është e qetë.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI