Flash

Zjarri në Gramsh, shkrumboi 3 fshatra, banorët: Jemi në qiell të hapur

Lapsi.al 13 August 2025
Zjarri në Gramsh, shkrumboi 3 fshatra, banorët: Jemi në qiell

Vatrat e zjarrit në Gramsh, vijon të jenë aktive, duke rrezikuar jetën e banorëve. Flakët kanë shkrumbuar Fshati Shimër, Bletas dhe Skënderaj. Banorët e fshatit Skënderaj prej ditës së djeshme braktisën banesën zbathur për ti ikur flakëve e kur të kthehen druajnë se nuk do të gjejnë asgjë veç shkrumb e hi. Banorët shprehen se nuk dinë as si do të jenë ditët në vijim pasi zjarri u ka marrë të vetmen pasuri që kishin.

"Në Skënderbegas, na ra zjarri në orën 11 -12 , Ne ikëm. Erdhën me helikopterë kur ne po iknim. Kemi lënë pas shtëpinë, bagëtinë. Jemi në qiell të hapur. Na janë bërë dëme të mëdha. Morëm fëmijët e ikëm.. unë ika zbathur..Kur ikëm ne po vinte ushtria e helikopterët.. janë djegur bagëti e lopë. duam ndihmë nga shteti," tha banori për Syri TV.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI