Flash

Situata e zjarreve/ Berisha: Përgjegjës kryesor i kësaj katastrofe është Edi Rama

Lapsi.al 13 August 2025
Situata e zjarreve/ Berisha: Përgjegjës kryesor i kësaj

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur lidhur me situatën alarmante të zjarreve, theksoi se përgjegjës kryesor për këtë katastrofë natyrore është Kryeministrin Edi Rama dhe vjedhjet e tij. Duke folur në konferencë për shtyp Kryedemokrati tha se edhe në rastet e zjarrvënies pa qëllim, ka përgjegjësi të gjithsecilit për të parandaluar këtë katastrofë, ndërkohë që ai kërkoi dënimin më të madh për ata që luajnë me zjarrin.

"Qeveria është narkoqeveri. Këshilli i Sigurisë Kombëtare është narko, nuk ka preokupim qeveria për këto që ndodhi. Edi Rama kalon nga kërcënim në një tjetër dhe unë absolutisht dënoj me forcën më të madhe, si një kriminel të shëmtuar atë që vë me qëllim zjarrin.

Por edhe zjarrvënia pa qëllim, kërkon që çdo qytetar, në çdo akt dhe në çdo hap të ketë parasysh që të mos krijojë, sepse është një natyrë e ndezur. Kështu që në këtë kontekst, mbaj si përgjegjës kryesor të kësaj katastrofe, Edi Ramën, vjedhjet e tij. Natyrisht temperaturat e larta janë terreni i kësaj që po ndodh dhe shpirti kriminal i individëve të caktuar që luajnë me zjarrin është ai që inicion, ndez zjarrin dhe ata meritojnë dënimin më të madh," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI