Flash

Dogji ullishtet e fqinjëve, prangoset 19-vjeçari që ishte në arrest shtëpie për drøgë

Lapsi.al 13 August 2025
Dogji ullishtet e fqinjëve, prangoset 19-vjeçari që ishte

Një 19-vjeçar është arrestuar në Krujë për shkak të një zjarri që ndezi në fshatin Barkanesh. Sipas policisë, Endri Doku ka ndezur zjarrin si pasojë e konflikteve që kishte me fqinjët për motive pronësie, por nga përhapja e flakëve në territorin e fshatit, janë djegur sipërfaqe toke me ullinj. Pas verifikimeve, rezultoi se i riu ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Dogji ullishtet e fqinjëve, si pasojë e konflikteve me ta, për motive pronësie, arrestohet 19-vjeçari. I arrestuari, shtetas me precedent kriminal, aktualisht me masë sigurisë “Arrest në shtëpi”, për kultivim të bimëve narkotike.

Menjëherë pas njoftimit për një rast zjarrvënieje në fshatin Barkanesh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë filluan hetimet me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen e autorit, përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, u vu në pranga shtetasi E. D., 19 vjeç, banues në këtë fshat.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se ai ka ndezur zjarr në fshatin Barkanesh, si pasojë e konflikteve me fqinjët, për motive pronësie. Nga përhapja e flakëve në territorin e fshatit, janë djegur sipërfaqe toke të konsiderueshme, të mbjella me ullinj.

Më tej, nga verifikimet rezultoi se aktualisht shtetasi E. D. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI