Flash

Delvina pas një nate ferri! Sipërfaqe të tëra të djegura dhe ushtarë të rraskapitur

Lapsi.al 13 August 2025
Delvina pas një nate ferri! Sipërfaqe të tëra të

Shkrumb e hi, tym dhe ushtarë të rraskapitur që pushojnë të shtrirë në tokë për pak orë gjumë në pritje për të rinisur betejën me flakët.

Kjo është pamja që të ofron Delvina mëngjesin e sotëm pas një nate të frikshme e rrethuar nga flakët që detyroi banorët por dhe të sëmurët të largoheshin në një vend më të sigurtë.

Fotot e Delvinës mëngjesin e sotëm që Syri.net sjell tregon qartë gjurmët që la pas ai zjarr i paimagjinuar dhe dëmet e mëdha që janë shkaktuar.

Për banorët, dhe ata që luftuan me flakët mbrëmja e 12 gushtit ishte një natë ferri, ndërkohë që mëngjesin e sotëm u bë e mundur shuarja e zjarrit afër qytetit ndërsa flakët vijojnë në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq.

Sot në mëngjes situata vijon të jetë kritike dhe pritet ndërhyrja nga ajri.

Tymi ka pushtuar zonën për shkak të flakëve masive ndërsa ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Zjarri rrezikoi edhe puset e naftës.

Zjarrfikësit e ardhur nga bashkitë e jugut por edhe të ardhur nga Tirana, forca të ushtrisë dhe banorë luftuan gjithë natën me zjarret.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI