Flash

Deklarata e Trump shkakton debate para takimit me Putin

Lapsi.al 13 August 2025
Deklarata e Trump shkakton debate para takimit me Putin

“Ndoshta do të them: ‘Paç fat, vazhdo të luftosh’. Ose ndoshta do të them: ‘Mund të bëjmë një marrëveshje'”, tha Presidenti i SHBA-së. Donald Trump. Por ai së fundmi përmendi edhe një “shkëmbim territori” midis Rusisë dhe Ukrainës si një mundësi, që ka shkaktuar komente dhe debate të shumta.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, nga ana tjetër, ka përjashtuar dhënien e territorit Rusisë në këmbim të përfundimit të luftimeve. Trump u përgjigj: Qëndrimi i Zelenskit për këtë çështje “më shqetësoi pak”, sepse sipas presidentit të SHBA-së, “do të ketë një lloj shkëmbimi”.

“Do të jem atje nëse ata kanë nevojë për mua”, tha ai.

Pritjet nga takimi

Lidhur me takimin e së premtes (15.08.2025), Donald Trump deklaroi më tej se pret një “bisedë konstruktive”. “Do të flas me Vladimir Putinin dhe do t’i them: ‘Duhet t’i japësh fund kësaj lufte'”.

Presidenti i SHBA-së sugjeroi gjithashtu një takim tripalësh me Putinin dhe Zelenskin në të ardhmen. “Takimi tjetër do të jetë me Zelenskin dhe Putinin. Do të jem atje nëse ata kanë nevojë për mua”, tha Trump.

Takimi në Alaska do të jetë takimi i parë ballë për ballë midis dy udhëheqësve që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022. Trump dhe Putin kanë biseduar disa herë në telefon gjatë muajve të fundit, por nuk janë takuar personalisht.

Kancelari Merz fton në takime virtuale

I shqetësuar se Trump dhe Putin mund të marrin vendime pa Ukrainën dhe aleatët e saj perëndimorë, që do ta detyronin Ukrainën të bënte lëshime, kancelari gjerman Friedrich Merz ka kërkuar të mbahen bisedime virtuale në prag të takimit. Trump dhe Zelenski pritet gjithashtu të marrin pjesë në këto videokonferenca, sipas zëdhënësit të qeverisë Stefan Kornelius.

Kornelius shpjegoi se janë planifikuar raunde bisedimesh me krerët e shteteve dhe qeverive të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Finlandës, Italisë, Polonisë dhe Ukrainës.

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit të BE-së António Costa, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dhe Zëvendëspresidenti i Trumpit JD Vance pritet gjithashtu të marrin pjesë.

BE mbështet Ukrainën

Të hënën, ministrat e jashtëm të BE-së u takuan  dhe kanë mbështetur Ukrainën. Takimi u organizua nga  Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas. Udhëheqësit e 26 nga 27 shteteve anëtare të BE-së këmbëngulën që të merren në konsideratë interesat e Ukrainës.

“Ukrainasit duhet të jenë në gjendje të vendosin lirisht për të ardhmen e tyre”, deklaruan krerët e shteteve dhe qeverive në një deklaratë të lëshuar nga Këshilli Evropian të martën në mëngjes. Hungaria nuk e mbështeti deklaratën.

Ndërkohë, në terren po zhvillohen luftime. Palët kanë sulmuar njëra-tjetrën dhe flasin për suksese. Raportohet edhe për të vrarë dhe shkatërrime të shumta, por edhe për dezertime të ushtarëve. /DW

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI