Flash

Dogji stanet dhe bagëtitë e dy fshatërave në Tepelenë, arrestohet 40-vjeçari

Lapsi.al 12 August 2025
Dogji stanet dhe bagëtitë e dy fshatërave në Tepelenë,

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe policore, të kryera menjëherë pas njoftimit se në zonën e pyllëzuar midis fshatrave Kodër dhe Lekël, se kishte rënë zjarr, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë mundësuan identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit Edison Miçi, 40 vjeç, banues në fshatin Kodër.

40-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e marrë me qira dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme pyjore, pemë frutore, 5 stane me bazë ushqimore për bagëti dhe 3 krërë bagëti të trasha.

Prej mëngjesit të djeshëm, shërbimet e Policisë kanë mbajtur në kontroll perimetrin ku janë përhapur flakët. Ndërkaq, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Gjirokastër dhe me shërbimet zjarrfikëse, vijojnë punën për shuarjen e zjarrit.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 12 gusht 2025

Këtë të martë, 12 gusht 2025, në tregun e këmbimit valutor euro të blihet me 96.5 lekë dhe do të shitet 97.5 lekë. Dollari amerikan blihet me 82.6 lekë dhe shit...

09:20

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI