Flash

Sekuestrohet lëndë narkotike me vlerë 300 mijë euro në Prizren, arrestohet një person

Lapsi.al 12 August 2025
Sekuestrohet lëndë narkotike me vlerë 300 mijë euro në

Një person është arrestuar në Prizren nga policia e Kosovës pasi dyshohet për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Ndërkohë gjatë disa kontrolleve në dy lokacione, pas arrestimit të 31-vjeçarit me iniciale H.K., policia ka sekuestruar 4.4 kilogramë kokainë me vlerë 300 mijë euro.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet një person i dyshuar për posedim të Kokainës në Prizren, antidroga e Policisë së Kosovës i sekuestron drogë në vlerë rreth 300 mijë euro.

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Njësisë Rajonale për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë ndërmarrë veprime operative të suksesshme që kanë rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të lidhur me substanca narkotike.

Me datë 11 gusht 2025, në rrugën “Viljam Voker” në Prizren, është arrestuar i dyshuari me iniciale H.K. (1994) shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të realizuar në dy lokacione me urdhër të prokurorit kompetent, në njërën nga lokacionet janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale:

•Substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me peshë totale 4 kg e 440 gram;

•Dy (2) peshore elektronike;

•Të holla (para) në vlerë prej 260 euro;

•Një (1) pajisje për vakumim të qeseve plastike;

•Një (1) motoçikletë PIAGGIO VESPA;

•Një (1) telefon mobil iPhone 15 Pro Max;

•Një (1) skalper;

•Sasi e konsiderueshme e qeseve plastike për paketim.

Sipas vlerësimeve, sasia e sekuestruar e substancës narkotike, në tregun ilegal, mund të kapë vlerën deri në 300,000 (treqind mijë) euro.

I dyshuari është shoqëruar në Polici, ku është intervistuar në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së antidrogës në Prizren në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër narkotikëve dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë, duke raportuar çdo informacion të dyshimtë tek organet e rendit.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 12 gusht 2025

Këtë të martë, 12 gusht 2025, në tregun e këmbimit valutor euro të blihet me 96.5 lekë dhe do të shitet 97.5 lekë. Dollari amerikan blihet me 82.6 lekë dhe shit...

09:20

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI