Flash

Përfshihet nga zjarri Parku Natyror i Munellës në Kukës

Lapsi.al 12 August 2025
Përfshihet nga zjarri Parku Natyror i Munellës në Kukës

vatër zjarri masive ka përfshirë gjatë orëve të fundit pjesën lindore të Parkut Natyror të Munellës në Kukës, në zonën administrative të Malziut, në vendin e quajtur Maja e Zezë. Flakët kanë përfshirë një territor me rëndësi të veçantë ekologjike dhe natyrore, ku përhapen pyje me gështenjë, dushk dhe ah, të cilat janë përfshirë nga flakët dhe janë shkrumbuar disa hektarë të tyre.

Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta dhe terrenit të thepisur, duke vështirësuar ndërhyrjen nga toka. Gjithashtu janë angazhuar 10 punonjës të zjarrfikëses, 5 të AZM-së (Administrata e Zonave të Mbrojtura) si dhe banorë dhe punonjës të njësisë administrative, të cilët po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve

Deri më tani nuk raportohet për rrezik për zonat e banuara, pasi zjarri është lokalizuar larg tyre. Dëmet në sipërfaqen pyjore janë të konsiderueshme dhe pritet një vlerësim më i saktë në vijim. Organet lokale bëjnë thirrje për kujdes maksimal në këtë periudhë me temperatura të larta dhe thatësirë, ndërsa paralajmërojnë ndëshkime për çdo zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia. Parku Natyror i Munellës është një nga zonat më të pasura për nga biodiversiteti dhe burimet natyrore, dhe çdo dëmtim i këtij territori përbën humbje të madhe mjedisore.

Të këshilluara

Flakët "mbërthejnë" qarkun e Shkodrës

Zjarret në qarkun e Shkodrës vijojnë të jenë aktive. Në bashkinë Shkodër, raportohet se 11 vatra janë regjistruar në 24 orët e fundit. Sipas informacioneve, ...

12:14

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI