Flash

OKB dënon sulmin izraelit që νrau pesë gazetarë të Al Jazeera-s në Gaza

Lapsi.al 12 August 2025
OKB dënon sulmin izraelit që νrau pesë gazetarë të

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka dënuar sulmin izraelit që vrau gjashtë gazetarë në Gaza. Në deklaratë ky akt dënohet si një shkelje e rëndë të ligjit ndërkombëtar. Pesë gazetarë të Al Jazeera-s, përfshirë korrespondentin Anas al-Sharif, u vranë në një sulm ajror izraelit të dielën. Gjithashtu dy të tjerë humbë jetën, përfshirë një gazetar të pavarur. Ushtria izraelite tha se kishte vënë në shënjestër Sharifin, duke pretenduar se ai kishte shërbyer si kreu i një qelize terroriste në Hamas, diçka që Sharif e mohoi.

Ndërkohë edhe grupet e të drejtave të medias dhe shtete, përfshirë Katarin, e dënuan sulmin. Zëdhënësi i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, tha se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ishte "thellësisht e shqetësuar" dhe bëri thirrje për një hetim të pavarur.

Deri më tani nuk është dhënë asnjë shpjegim nga Izraeli për vrasjen e të gjithë ekipit të lajmeve të Al Jazeera-s. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) thotë se të paktën 186 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i ofensivës ushtarake të Izraelit në Gaza në tetor 2023 - periudha më vdekjeprurëse për gazetarët që kur filloi të regjistronte të dhëna të tilla në vitin 1992.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI