Flash

Kosovë/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Prishtinë

Lapsi.al 12 August 2025
Kosovë/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në

Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 22:00, një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Prishtinës. Një person u gjet i vdekur në një veturë me targa londineze në lagjen Hajvali.

Viktima është identifikuar si Muhamet Matoshi, 41 vjeç, i cili sipas dëshmive të para, u vra pas një konflikti në trafik që eskaloi në përdorim armësh.

Zyrtarë të policisë dhe të Emergjencës konfirmuan se viktima kishte plagë nga arma e zjarrit dhe kishte mbërritur pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Në QKUK ka ardhur i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, deklaroi drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla. I dyshuari për vrasjen është Xhemajl Nuhiu, i cili sipas policisë së Kosovës është tashmë i identifikuar, por ende në arrati.

Të këshilluara

Mbyllja e News24/ Gazetarët në protestë

“Ne s’jemi kriminelë që na sillni polici e ushtri”, me këto pankarta në duar, gazetarë dhe punonjës të kompanisë Fokus Media News, kolegë të mediave të tjera në...

12:12

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI