Flash

Pse i mbështes gazetarët e News24

Lapsi.al 11 August 2025
Pse i mbështes gazetarët e News24

Media News24 është media më e afirmuar informative në Shqipëri, është me një kohëzgjatje të konsiderueshme dhe pa rrëzime të rënda përgjatë funksionimit të saj, ajo ka dhe reputacion, reputacionin ia kanë falur gazetarët që punojnë, jo pronari, pronari thjesht merr lekët.

Një pjesë e mirë e atyre gazetarëve që janë te dera të flakur si rrugeçër po të duan një vend tjetër pune e gjejnë sot pasdite dhe me një pozicion shumë të mirë, por kanë zgjedhur të ngrenë zërin. Një pjesë e mirë e tyre kanë mbuluar me një përkushtim shembullor kauza të rëndësishme. Pra, që të kuptohet, përtej problemeve formale, krizës ekonomike eminente, kushteve të punës dhe tregut në gjendje të egër, rasti i News24 është më i miri.

Ajo është një media që duhet transformuar prej rrënje, po përpara se të shkojmë te media, do duhet të shohim dhe strukturën e tregut të mediave, strukturën ekonomike dhe të ndarjes së pushteteve në Shqipëri. Ndaj unë i ndaj fajet e pronarit që këlthisin, politizimin e medias, me një të mirë të informimimit që një komunitet i shëndetshëm i gazetarëve ka ndërtuar për 30 e kusur vite. Më besoni, dhe kaq problematike sa janë mediat si News 24, fakti që aty ka një kontradiktë sado të izoluar dhe jo sistemore, unë e mbështes, sepse në krahun tjetër ke modele si Klan dhe Top Channel, që sot janë fatalitete të vrasjes së informimit, me edicione lajmesh të ngjashme me Korenë e Veriut.

Ndaj unë u jap solidaritet atyre gazetarëve që reagojnë, duke i mbajt në xhep sigurisht të gjithë kritikat që kam për ta për kompromise në kurriz të vlerave profesionale në disa raste, që nuk grevojnë kur u vonojnë pagat etj., po mua më shqetëson se si në një shoqëri të ashtuquajtur "demokratike", që shteti të çojë përpara interesat e veta, u dashka çuar ushtria me zbras ndërtesa ku aty punojnë gazetarë.

Nuk më interesojnë fare se si janë çështjet kontraktuale me shtetin, me intereson që dhe me një vendim gjykate, ka mundësira që të ketë një zhvendosje normale, pa llahtarisur dynjanë.

Ai gjykatësi që ka marrë vendimin me siguri ka konsideruar që një media është pak a shumë me të njëjtin status me fasoneri këpucësh..

Teksti më poshtë është marrë nga shkëmbimet telefonike mes të dyshuarve për aferën Bankers..jo kot për muhabet më shumë..

Të këshilluara

Taktika e sallamit

Çfarë do të ndodhte sikur, në shenjë solidariteti, të gjitha televizionet të fiknin sinjalin? Për ta bërë këtë, duhet dinjitet që nuk përkulet, pavarësi që n...

15:20

Spaçi, Krimi që nuk restaurohet!

“Unë kam bërë një skenar filmi me kërkesë të regjisorit Namik Ajazi. Ndodh rrallë në botë që dy autorë të burgosur bëjnë një film, regjisori dhe skenaristi. I ë...

18:39

Pse po largohem nga Lëvizja Bashkë...

Pjesa e parë e këtij shkrimi është një përmbledhje e shkurtër historike e Organizatës Politike, Lëvizjes “Universiteti në Rrezik” dhe Lëvizjes “Për Universiteti...

12:56

Një analizë për këngën "Zjerm"...

Eurovision 2025... pse kënga e Shqipërisë është një kryevepër e vërtetë e paparë më parë. Ka këngë që dëgjohen. Dhe pastaj ka këngë që jetohen. Që të hyjn...

22:55

Si (nuk) po e mbrojnë shqiptarët Malin e Zi

Nga Veton Surroi Ulqinakët janë ngritur kundër “dubaizimit”, procese çfarë po kalojnë Serbia e Shqipëria me kontrata të nënshkruara nga pushtete që janë larg...

18:01

Fushatë me këngë e valle!

Hapja e fushatës së Partisë Socialiste kishte shumë muzikë e valle edhe aspak mesazhe edhe ide politike. Ka disa arsye për ketë ! Së pari në Shqipëri kënga d...

17:11

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI