Flash

IKMT shemb urën lidhëse mes godinës së News24 dhe redaksisë së Panorama TV

Lapsi.al 11 August 2025
IKMT shemb urën lidhëse mes godinës së News24 dhe

Pas ndërprerjes së transmetit dhe rrethimit të godinës nga policia, raportohet se një urdhër i papritur ka mobilizuar Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Sipas raportimeve të Panoramës, IKMT ka marrë urdhër që të prishë urën lidhëse mes godinës së News24 dhe redaksisë së Panorama TV e cila ka kontratë të rregullt deri ne vitin 2033. Kjo urë lidhëse bashkon dy godinat dhe njoftohet se është pika më e rëndësishme, pasi lidh transmetimin e Neës24 dhe serverat dhe prishja e saj do të sillte dëme të mëdha për televizionin, jo vetem per sinjalin e tij por edhe financiare.

News24 i ka bërë thirrje IKMT të mos vijojë me zbatimin e urdhrit, pasi prishja e tunelit do dëmtonte kabllot që ndodhen në këtë strukturë dhe do të dëmtonte pajisjet, serverat, arkivën dhe transmetimin e News24.

Transmetimi i kanalit informativ News 24 është ndërprerë që nga ora 07:36 e 9 gushtit, duke shfaqur vetëm shiritat vertikalë me ngjyra që tregojnë mungesën e sinjalit. Grupi mediatik me rreth 250 punonjës, ku përfshihen redaksitë e News 24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, e cilësoi veprimin si një goditje ndaj lirisë së shprehjes. Sipas drejtuesve, autoritetet kanë kërkuar që godina t'i kalojë kompanisë shtetërore "KAYO”, e specializuar në prodhimin dhe tregtimin e armëve.

Të këshilluara

Mbyllja e News24/ Gazetarët në protestë

“Ne s’jemi kriminelë që na sillni polici e ushtri”, me këto pankarta në duar, gazetarë dhe punonjës të kompanisë Fokus Media News, kolegë të mediave të tjera në...

12:12

Automjeti përplas 26-vjeçarin në Fier

Rreth orës 08:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi” në qytetin e Fierit, automjeti me drejtues shtetasin J. K., 38 vjeç, ka përplasur shtetasin B. L., 26 vjeç, këmbës...

09:54

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI