Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Gazment Bardhi: Fikja e sinjalit të News24 hakmarrjeje politike e Ballukut

Lapsi.al 11 August 2025
Gazment Bardhi: Fikja e sinjalit të News24 hakmarrjeje politike e Ballukut

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi e cilësoi fikjen arbitrare të sinjalit të News24 dhe rrethimin me forca policore të redaksive si një akt të qartë hakmarrjeje politike nga Belinda Balluku.

Bardhi ka risjellë shkrimin e publikuar në Gazetën Shqiptare në 8 gusht, që sipas tij solli hakmarrjen e Ballukut ndaj News24 një ditë më pas, mëngjesin e 9 gushtit.

“Në datën 8 gusht 2025, ora 18:40, Gazeta Shqiptare, pjesë e “Focus Group Media”, publikoi shkrimin për komunikimin e pritshëm të akuzës nga SPAK për ZëvendësKryeministren Belinda Balluku. Në datën 9 gusht 2025, ora 07:00, shoqëria shtetërore “KAYO” sh.a., ku rezulton se kryetar i Këshillit Mbikëqyrës është Ermal Nufi urdhëron zabtimin e të gjitha pronave ku ushtrojnë veprimtarinë mediatike News 24, Balkanweb, Gazeta Shqiptare dhe Panorama, pavarësisht se pjesa dërrmuese e tyre as nuk i kanë kaluar në administrim shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a. (pronat janë me qira të vlefshme deri në vitin 2033, me nje vlerë vjetore qiraje 180 mijë euro, siç konfirmonte edhe vetë MEKI në një deklaratë zyrtare)”, shkruan Bardhi.

Në shkrimin e Gazetës Shqiptare, Balluku përmendet si figura kryesore në një hetim penal të thelluar që lidhet me korrupsion, shpërdorim detyre, abuzim me fondet publike dhe skandale të shumta që prekin sektorin e infrastrukturës dhe energjisë.

Të këshilluara

Automjeti përplas 26-vjeçarin në Fier

Rreth orës 08:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi” në qytetin e Fierit, automjeti me drejtues shtetasin J. K., 38 vjeç, ka përplasur shtetasin B. L., 26 vjeç, këmbës...

09:54

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI