Flash

Netanyahu akuza Gjermanisë: Po iu shërbeni Hamasait!

Lapsi.al 9 August 2025
Netanyahu akuza Gjermanisë: Po iu shërbeni Hamasait!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e akuzoi Gjermaninë se me vendimin e saj për ndalimin e pjesshëm të eksporteve të armëve për Izraelin po shpërblen Hamasin islamist. Zyra e Netanjahut njoftoi, se ai e kishte shprehur zhgënjimin e tij në një bisedë telefonike me kancelarin Friedrich Merz.

"Në vend që të mbështesë luftën e drejtë të Izraelit kundër Hamasit, i cili ka kryer sulmin më të tmerrshëm kundër popullit hebre që nga Holokausti, Gjermania po e shpërblen terrorizmin e Hamasit me një embargo armësh ndaj Izraelit", thuhet në njoftimin e zyrës së Netanjahut.

Sipas njoftimeve Netanjahu i tha kancelarit Merz, se qëllimi i Izraelit nuk është të verë nën kontroll Rripit të Gazës, por ta çlirojë territorin palestinez nga Hamasi dhe të mundësojë një qeveri paqësore atje.

Zyra e Kancelarit mbron vendimin

Ministri i Zyrës së Kancelarit, Thorsten Frei, e mbrojti vendimin. "Nuk mund dhe nuk duhet të ketë asnjë dyshim për solidaritetin e Gjermanisë me Izraelin. Por nëse ka dallime themelore lidhur me politikën e qeverisë izraelite, unë jam që këto të thuhen qartë mes miqve", tha ai për gazetën Bild (09.08.2025).

Në sfondin e zhvillimeve në Rripin e Gazës qeveria federale e Gjermanisë vendosi të ndërpresë pjesërisht eksportet e armatimeve për Izraelin. Gjermania "nuk do të miratojë përkohësisht furnizimin me armatime, që mund të përdoren në Rripin e Gazës", deklaroi kancelari Friedrich Merz të premten (08.08.25) në Berlin. Këtë vendim ai e argumentoi me vendimet "e marra ka kabineti izraelit, për një ndërhyrje edhe më të ashpër të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës".

Plani i kabinetit izraeli

Sipas zyrës së kryeministrit izraelit, Kabineti i Sigurisë kishte miratuar pesë parime për t'i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës. Këto përfshijnë kontrollin ushtarak izraelit të zonës bregdetare, çarmatimin e plotë të organizatës terroriste Hamas dhe demilitarizimin e Rripit të Gazës. Më pas, atje duhet të krijohet një qeveri alternative civile - pa pjesëmarrjen e Hamasit ose të Autoritetit Palestinez./ DW

Të këshilluara

Takimi Trump-Putin, Moska refuzon Italinë

Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar kryeministres italiane Giorgia Meloni që të organizojë në Romë një samit me presidentin rus Vladimir Putin për të ...

17:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI