Flash

Këshilli Shqiptar i Medias: Bllokimi i punës së gazetarëve, i papranueshëm

Lapsi.al 9 August 2025
Këshilli Shqiptar i Medias: Bllokimi i punës së gazetarëve,

Këshilli Shqiptar i Medias ka reguar lidhur me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e mediave News24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Në reagim thuhet se ky sulm, që ka bllokuar gazetarët të hyjnë në vendet e punës, efektivisht ka ndaluar informimin e publikut, duke cënuar edhe më shumë hapësirën e lirisë së medias dhe duke tkurrur edhe më larminë mediatike në vend, që prej kohësh po shkon drejt një-ngjyrësisë.

Sipas KSHM, institucionet e shtetit shqiptar duhet të kuptojnë që një media nuk është thjesht një godinë e nuk duhet trajtuar vetëm si godinë. KSHM thekson se media është e përbërë nga mjetet dhe godinat, po aq sa nga gazetarët dhe publiku që i ndjek. Gjithashtu në deklaratë thuhet se sulmi në ambientet e News 24 dhe mediave të tjera, është dhe sulm ndaj hapësirës së një grupi gazetarësh për të informuar.

REAGIMI:

Bllokimi i punës së gazetarëve të NEWS 24, i papranueshëm dhe cënim i lirisë së medias

KSHM reagon me shumë shqetësim për rrethimin policor ndaj mediave News 24, Panorama, Balkanweb dhe Gazeta Shqiptare. Ky sulm, që ka bllokuar gazetarët të hyjnë në vendet e punës, efektivisht ka ndaluar informimin e publikut, duke cënuar edhe më shumë hapësirën e lirisë së medias dhe duke tkurrur edhe më larminë mediatike në vend, që prej kohësh po shkon drejt një-ngjyrësisë.

Institucionet e shtetit shqiptar duhet të kuptojnë që një media nuk është thjesht një godinë e nuk duhet trajtuar vetëm si godinë. Media është e përbërë nga mjetet dhe godinat, po aq sa nga gazetarët dhe publiku që i ndjek. Sulmi në ambientet e News 24 dhe mediave të tjera, është dhe sulm ndaj hapësirës së një grupi gazetarësh për të informuar; ky sulm funksionon efektivisht si zhurmuesat e kohës së Enverit që bllokonin sinjalin e televizioneve armike.

Cilado qoftë dinamika ligjore e pronësisë së godinës, ajo nuk justifikon eleminimin efektiv të disa prej mediave më të vjetra e më të ndjekura në vend.

KSHM, kërkon lejimin URGJENT të gazetarëve që të rikthehen në punë dhe i kërkon Qeverisë shqiptare të ofrojë një zgjidhje alternative të konfliktit për të mos ndërprerë informimin e publlikut dhe punën e gazetarëve të këtyre mediave.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI