Flash

U kap me 77 bimë kánabis, prangoset 58-vjeçari në Mallakastër

Lapsi.al 8 August 2025
U kap me 77 bimë kánabis, prangoset 58-vjeçari në

Gjatë aksionit të koduar “Koordinata” u gjetën 77 bimë narkotike kanabis sativa të kultivuara dhe u kap në flagrancë brenda parcelës autori i dyshuar. Një parcelë hashashi është zbuluar nga policia e Mallakastrës orët e fundit gjatë një operacioni për monitorimin e territorit. Burime zyrtare të policisë bënë me dije se i ndaluari është 58-vjeçari Kastriot Xhemalaj.

“Nga kontrollet, në fshatin Visokë u konstatua një parcelë ku ishin kultivuar 77 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e të cilave u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, u kap në flagrancë, në parcelë, K. Xh., 58 vjeç, i cili u arrestua për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, tha policia vendore.

 

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 8 gusht 2025

Këtë të premte, 8 gusht 2025, euro do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.5 lekë. Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet so...

08:57

Parashikimi i motit për këtë të premte

Ditën e premte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në ...

07:14

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI