Flash

Shefi i IDF "Ok" për pushtimin e Gazës: Do ta bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme

Lapsi.al 8 August 2025
Shefi i IDF "Ok" për pushtimin e Gazës: Do ta

Pas miratimit nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Izraelit për marrjen e qytetit të Gazës, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerali Eyal Zamir, i cili më herët kishte shprehur kundërshtime ndaj këtij plani, ka deklaruar se ushtria do ta zbatojë atë “në mënyrën më të mirë të mundshme, me përgjegjësi dhe sipas parimeve kombëtare”.

“Në përputhje me përgjegjësinë kombëtare që ka ushtria dhe komanda e saj, do të vijojmë drejt zbatimit të këtij plani. Jemi përgjegjës për gatishmërinë e forcave tona, për sigurinë e shtetit dhe qytetarëve, për kthimin e pengjeve dhe për shkatërrimin e Hamasit – dhe këtë do ta bëjmë”, tha Zamir gjatë një takimi me komandantët e forcave dhe oficerët e lartë.

Ai shtoi se tashmë Shtabi i Përgjithshëm po punon mbi një plan të ri operacional, që përfshin një nivel të lartë përgatitjeje dhe planifikimi të thelluar në të gjitha drejtimet. “Jemi duke u përgatitur me përpikëri maksimale dhe do të përmbushim misionin me profesionalizëm, si gjithmonë”, u shpreh ai.

Zamir theksoi se prioriteti i tij është t’u ofrojë ushtarëve dhe komandantëve “qartësi maksimale, mundësi pushimi operacional dhe qëndrueshmëri në kohë”. Ai tha se çdo hap po ndërmerret në përputhje me këtë përgjegjësi.

Sipas një deklarate zyrtare të ushtrisë izraelite, gjatë takimit, Zamir theksoi se ndërsa lufta vazhdon, operacionet do të planifikohen me prioritet mbrojtjen e pengjeve, rindërtimin e forcave dhe respektimin e vlerave dhe frymës së Forcave të Armatosura Izraelite.

Të këshilluara

Takimi Trump-Putin, Moska refuzon Italinë

Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar kryeministres italiane Giorgia Meloni që të organizojë në Romë një samit me presidentin rus Vladimir Putin për të ...

17:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI