Flash

Përfundon seanca ndaj ish-presidentit Meta, gjyqtari shpall mos kompetencën

Lapsi.al 8 August 2025
Përfundon seanca ndaj ish-presidentit Meta, gjyqtari shpall mos

Ka përfunduar seanca në GJKKO për ish-kreun e Shtetit, Ilir Meta, i cili kërkoi lirinë. Mësohet se seanca ndaj Presidentit të PL-së është shtyrë nga togat e zeza.

“Ilir Meta do të lirohet, nuk ka arsye që të vazhdojë në paraburgim. Beteja do të vazhdojë”, tha avokati i tij.

Më 6 gusht avokatët e Ilir Metës, dorëzuan pranë GJKKO kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal ndaj klientit të tyre. Në kërkesë, argumentohej se SPAK kishte përfunduar hetimet në ngarkim të Ilir Metës dhe për rrjedhojë, vijimi i masës së paraburgimit nuk kishte më bazë procedurale.

Kujtojmë që më 4 gusht, Ilir Metës iu komunikua në SPAK mbyllja e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe çështjen CEZ-DIA.

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, në përfundim të seancës, tha se prokurorët nuk sollën asgjë të re, qoftë nga hetimi për CEZ-DIA, ashtu dhe për dosjen e lobimit në SHBA. Avokati theksoi se betejën do ta bëjnë në gjykatë me proces të zakonshëm dhe jo të shkurtuar, çka pritet të jetë një proces i gjatë gjyqësor.

Akuzat

Ish-presidenti Meta akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për tre çështje korrupsioni; për dosjen e njohur si CEZ-DIA; për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni; si dhe për marrëdhënien e dyshuar korruptive me një biznesmen.

Ai akuzohet gjithashtu për kontratat e konsulencës dhe lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastrimin e produkteve të veprës penale në blerjen e një shtëpie në Tiranë si dhe mosdeklarimin e shpenzimeve mjekësore për periudhën 2013-2019.

Akuza të ngjashme ka ngritur SPAK edhe ndaj deputetes Monika Kryemadhi, njëherazi ish-bashkëshortja e Metës. Ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv. Veç Metës që gjendet në burg, të tjerët janë hetuar në gjendje të lirë.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 8 gusht 2025

Këtë të premte, 8 gusht 2025, euro do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.5 lekë. Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet so...

08:57

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI