Flash

Banorët të evakuohen deri më 7 tetor/ Netanyahu nuk bën pas: Ne do ta pushtojmë Gazën

Lapsi.al 8 August 2025
Banorët të evakuohen deri më 7 tetor/ Netanyahu nuk bën pas:
Pas dhjetë orësh, rreth orës 03:30 të mëngjesit, Këshilli i Sigurisë nën drejtimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu, i dha dritën jeshile planit të pushtimit total të Gazës. Plani përfshin rrethimin e qytetit të Gazës dhe zhvendosjen e rreth një milion banorëve në pjesën jugore të enklavës. Nuk ka ende një datë për nisjen e këtij pushtimi dhe as detaje nga operacioni. Dje Izraeli nisi lajmërimin e banorëve të Gazës veriore që të largoheshin në jug. "Është e paqartë në këtë kohë," shkruan The Times of Israel, "nëse pushtimi i Qytetit të Gazës është pjesë e një plani më të gjerë për të pushtuar të gjithë enklavën, siç tha Netanyahu për Fox News të enjten se Izraeli synon ta bëjë." OKB gjithashtu bëri me dije se banorët e Gazës duhet të evakuohen deri më 7 tetor.

“IDF do të përgatitet të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, ndërkohë që do të ofrojë ndihmë humanitare për popullsinë civile jashtë zonave të luftimit. 

5 pikat:

  1. Çarmatimi i Hamasit
  2. Kthimi i të gjithë pengjeve – të gjallë dhe të vdekur
  3. Demilitarizimi i Rripit të Gazës
  4. Kontrolli i sigurisë izraelite mbi Rripin e Gazës
  5. Ekzistenca e një qeverie alternative civile që nuk është Hamasi ose Autoriteti Palestinez

“Shumica absolute e ministrave të kabinetit besonin se plani alternativ i paraqitur kabinetit nuk do të arrinte humbjen e Hamasit ose kthimin e të rrëmbyerve”, thuhet në deklaratën pas mbledhjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI