Flash

U arrestuan me Flodian Plakun, Gjykata e Vlorës jep masat e sigurisë për 4 persona

Lapsi.al 7 August 2025
U arrestuan me Flodian Plakun, Gjykata e Vlorës jep masat e sigurisë

Në Gjykatën e Vlorës do të zhvillohet seanca sot për masën e sigurisë ndaj 4 personave që u arrestuan së bashku me Flodian Plakun, i cili ishte në kërkim për vrasjen e Gentian Bejtjas.

Tre prej tyre akuzohen se e ndihmonin të kërkuarin e drejtësisë, ndërsa i katërti që u gjet nën shoqërinë e Flodian Plakut ishte i armatosur me pistoletë.

Albano Lapshi, Ligor Doko dhe Armand Dano akuzohen për përkrahje të autorit të krimit. Bashkë me Pole Qorrin u kap edhe Julian Aliaj, i armatosur me pistoletë. Aliaj ka qenë më parë i dënuar për trafik droge.

Të katërt u kapën së bashku në Orikum me Flodian Plakun, i njohur edhe si Pole Qorri. Ky i fundit strehohej në hotelin e Ligor Dokos. Albano Lapshi i dërgonte ushqim Flodian Plakut, kurse Armand Dano nga Shkodra ishte berberi i tij.

Në ditën e ndërhyrjes dhe arrestimit, policia ndoqi Albano Lapshin, personi që i çonte ushqimin ne hotel, si dhe berberi Armando Dano me origjinë nga Shkodra. Kujtojmë se Flodian Plaku u la në arrest në burg dy ditë më parë nga Gjykata e Tiranës. Ai akuzohet për vrasjen e Gentian Bejtjas, më 15 mars 2024, në banesën e tij në Larushk të Fushë-Krujës.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 7 gusht 2025

Këtë të enjte, 7 gusht 2025, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.6 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot...

08:22

Parashikimi/ Mot i kthjellët dhe i ngrohtë

Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjas...

07:23

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI