Flash

Trump dhe Putin do të takohen në ditët në vijim, konfirmon Kremlini

Lapsi.al 7 August 2025
Trump dhe Putin do të takohen në ditët në vijim, konfirmon

Një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump pritet të zhvillohet në ditët në vijim, sipas një deklarate nga Kremlini.

Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari për çështje të jashtme i Putinit, Yuri Ushakov, i cili konfirmoi se palët kanë arritur një marrëveshje parimore dhe tashmë kanë nisur përgatitjet për samitin, raporton Sky News.

Vendndodhja e takimit është caktuar, por do të bëhet publike në një moment të mëvonshëm. Ushakov shtoi se ideja për një takim dypalësh u propozua nga pala amerikane gjatë bisedimeve të djeshme mes Putinit dhe të dërguarit special të SHBA-së, Steve Witkoff.

Ndërsa është diskutuar edhe mundësia e një takimi trepalësh me përfshirjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Moska nuk ka dhënë ende një koment zyrtar për këtë opsion. Data e saktë e takimit Putin–Trump nuk është bërë publike, por sipas Kremlinit, ai mund të mbahet që javën e ardhshme, në varësi të përgatitjeve logjistike që janë në proces.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI