Flash

Sërish lëndë narkotike në Lazarat, sekuestrohet 1.4 kg kanabis

Lapsi.al 7 August 2025
Sërish lëndë narkotike në Lazarat, sekuestrohet 1.4 kg

Policia ka goditur një tjetër rast të kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike në fshatin Lazarat të Gjirokastrës.

Gjatë një kontrolli në një banesë, u sekuestruan 1.4 kilogramë kanabis dhe u asgjësuan disa bimë narkotike. Në pranga ka rënë shtetasi M. M., i cili u kap në flagrancë. Operacioni u zhvillua në kuadër të planit anticannabis “Koordinata”.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrolle intensive, në zbatim të planit operacional anticannabis, të koduar “Koordinata”.

Në një banesë në Lazarat:

-sekuestrohen 1.4 kilogramë Cannabis Sativa, gati për shitje.

-asgjësohen disa bimë narkotike.

Arrestohet shtetasi që kishte kultivuar bimët dhe prodhuar lëndën narkotike.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër goditën një tjetër rast të kultivimit/prodhimit të narkotikëve, për të cilin u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi M. M..

Gjatë kontrolleve, në oborrin e banesës së këtij shtetasi, u gjetën të kultivuara, disa bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, ndërsa në banesë iu gjetën rreth 1.4 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, gati për shitje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 7 gusht 2025

Këtë të enjte, 7 gusht 2025, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.6 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot...

08:22

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI