Flash

Netanyahu: Nuk synojmë aneksimin e Gazës, por kontrollin ushtarak të saj

Lapsi.al 7 August 2025
Netanyahu: Nuk synojmë aneksimin e Gazës, por kontrollin ushtarak

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli synon të marrë kontrollin e plotë ushtarak të Rripit të Gazës, por pa e aneksuar territorin. Në një intervistë për Fox News dhe agjencinë indiane CNN-News18, ai theksoi se qëllimi nuk është të qeveriset Gaza nga Izraeli, por të kalojë nën një “strukturë të përkohshme administrative”, pa e specifikuar se cili do të jetë ky autoritet.

“Ne nuk duam ta mbajmë Gazën, nuk duam ta qeverisim, por duam një perimetër sigurie”, tha Netanyahu. Ai nënvizoi se, pas kontrollit ushtarak, Gaza do t’i kalojë në administrim forcave që mund ta qeverisin në mënyrë të duhur.

Netanyahu përsëriti gjithashtu dy objektivat kryesore të Izraelit: shkatërrimin e plotë të Hamasit dhe kthimin e pengjeve të mbetura pa kushte.

Ndërkohë, Këshilli i Sigurisë i Izraelit pritet të mblidhet gjatë ditës për të diskutuar një vendim të mundshëm për okupim të plotë ushtarak të Gazës, një veprim që, sipas burimeve izraelite, është tashmë drejt finalizimit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI