Flash

Italia miraton ndërtimin e urës më të gjatë në botë që lidh Siçilinë me Kalabrinë

Lapsi.al 7 August 2025
Italia miraton ndërtimin e urës më të gjatë në

Qeveria italiane ka dhënë miratimin përfundimtar për një projekt madhor prej 13.5 miliardë eurosh për ndërtimin e urës më të gjatë të varur në botë, e cila do të lidhë ishullin e Siçilisë me rajonin e Kalabrisë, në jug të Italisë. Sipas projektuesve, ura do të ndërtohet mbi ngushticën e Mesinës, një zonë e njohur për aktivitet të lartë sizmik, por projekti parashikon që struktura të jetë rezistente ndaj tërmeteve të fuqishme.

Kjo është përpjekja më e fundit për të realizuar një projekt që është diskutuar për mbi 50 vjet, por që është shtyrë vazhdimisht për shkak të kostove të larta, ndikimit mjedisor, shqetësimeve për sigurinë, si dhe frikës nga përfshirja e mafias. Sipas planit të miratuar, ura do të ketë një gjatësi prej 3.3 kilometrash, do të mbështetet në dy kulla 400 metra të larta, dhe do të përfshijë dy linja hekurudhore në qendër dhe tre korsi makinash në secilën anë.

Qeveria italiane shpreson që kjo infrastrukturë të klasifikohet si shpenzim ushtarak, në mënyrë që të kontribuojë në përmbushjen e objektivit të NATO-s për shpenzimet në mbrojtje (5% e PBB-së). Ministri i Transportit Matteo Salvini, një nga mbështetësit më të mëdhenj të projektit, tha se qëllimi është që ura të përfundojë midis viteve 2032 dhe 2033. Ai deklaroi gjithashtu se ndërtimi i saj mund të krijojë deri në 120,000 vende pune në vit, duke ndikuar pozitivisht në ekonominë e zonës – sidomos në Siçili dhe Kalabri, të cilat janë rajone relativisht të varfra.

Megjithatë, projekti ende nuk është përfundimtar. Ai duhet të kalojë edhe miratimin e Gjykatës së Llogarive, si dhe të agjencive mjedisore kombëtare dhe evropiane. Për më tepër, banorët lokalë që mund të preken nga ndërtimi dhe shpronësimet, kanë të drejtën të kundërshtojnë projektin në mënyrë ligjore, çka mund të sjellë vonesa të gjata ose edhe pezullim të punimeve.

 

 

Ura e Mesinës ka qenë një ëndërr e papërmbushur për dekada, por ka hasur vazhdimisht në rezistencë – përfshirë edhe frikën se fondet publike mund të përvetësohen nga organizatat mafioze, si mafia siciliane dhe ‘Ndrangheta kalabreze, të cilat kanë një ndikim të fortë në Italinë e Jugut.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI