Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Gjermanët kalojnë ulur më shumë se dhjetë orë në ditë

Lapsi.al 7 August 2025
Gjermanët kalojnë ulur më shumë se dhjetë orë

Shumica e njerëzve në Gjermani nuk lëvizin mjaftueshëm dhe kalojnë shumë kohë ulur. Sipas një studimi të kohëve të fundit të zhvilluar në Gjermani të rriturit rrinë ulur mesatarisht më shumë se dhjetë orë gjatë ditëve të javës - pothuajse dy orë më shumë se dhjetë vjet më parë. DKV e quan këtë një "rekord alarmues".

Sipas të dhënave të anketuarit kalojnë mesatarisht 3.5 orë ulur në punë dhe 2.5 orë të tjera duke parë televizor. Udhëtimi me tren, makinë ose mjete të tjera transporti përbën 80 minuta në ditë, dhe koha e kaluar në kompjuter ose tablet është 1.5 orë. Në pjesën tjetër të kohës njerëzit i kalojnë mesatarisht edhe 82 minuta të tjera ulur.

Mungesa e lëvizjes problem i madh

Edhe pse afërsisht 68 përqind e të anketuarve e arrijnë minimumin e rekomanduar prej 150 minutash lëvizjeje në javë, vetëm një e treta e atyre që rrinë ulur shumë mund ta kompensojnë uljen e zgjatur. Pothuajse një ndër pesë nuk lëviz më shumë se dhjetë minuta pa ndërprerje.

Të qëndruarit ulur për periudha të gjata është i rrezikshëm për shëndetin dhe "biologjikisht jo stimulues", paralajmëron studiuesi Ingo Froböse. Prej mungesës së lëvizjes shtohet barra esistemit të kujdesit shëndetësor. Gjermania është mirë sa i përket trajtimit të sëmundjeve, por mbetet ndjeshëm prapa lidhur me parandalimin e tyre.

Vetëm dy përqind kanë një stil të shëndetshëm jetese

Për studimin u anketuan më shumë se 2,800 vetë. Përveç ushtrimeve fizike dhe jetës sedentare, për studimin u analizuan edhe mënyra e ushqyerjes, konsumi i alkoolit, pirja e duhanit dhe stresi.

Rezultatet tregojnë se rreth 80 përqind e të anketuarve nuk pinë as duhan dhe as cigare elektronike. 29 përqind e të anketuarve nuk pinë fare alkool. Megjithatë vetëm rreth një e treta e popullsisë ha një dietë të shëndetshme dhe ndjek rekomandimet e Shoqatës Gjermane të Ushqyerjes (DGE). Ajo rekomandon, për shembull, që njerëzit të hanë kryesisht fruta dhe perime, drithëra,  bimë bishtajore dhe arra, dhe të konsumojnë pak mish.

Në përgjithësi vetëm dy përqind e të anketuarve i përmbushin të gjitha kriteret për një stil jetese të shëndetshëm. Gratë rezultuan pak më mirë se burrat./DW

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 7 gusht 2025

Këtë të enjte, 7 gusht 2025, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.6 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot...

08:22

Parashikimi/ Mot i kthjellët dhe i ngrohtë

Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjas...

07:23

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI