Flash

Arrestohet 40-vjeçari që vidhte para dhe sende me vlerë në automjetet e pushuesve

Lapsi.al 7 August 2025
Arrestohet 40-vjeçari që vidhte para dhe sende me vlerë në

Një 40-vjeçar i quajtur Gentian Llana është arrestuar nga policia e Durrësit pas një sërë vjedhjesh të ndodhura në automjete, banesa dhe motoçikleta. Operacioni policor i koduar “Pamjet” çoi në identifikimin dhe kapjen e tij, falë analizimit të kamerave të sigurisë dhe provave të tjera.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna parandaluese, hetimore dhe zbuluese, me qëllim parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Pamjet”, për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.

Vidhte shuma parash dhe aksesorë në automjetet e pushuesve, motoçikleta dhe sende me vlerë në banesa, lokalizohet dhe vihet në pranga 40-vjeçari.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Komisariati i Policisë Durrës, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga këqyrja e kamerave dhe në prova të tjera të siguruara gjatë hetimit, u finalizua operacioni policor i koduar “Pamjet”.

Në kuadër të operacionit, bazuar në prova e siguruara, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit G. Ll., 40 vjeç, banues ne Durrës (i shpallur në kërkim për disa vjedhje të tjera të ndodhura më parë).

Nga hetimet e kryera dhe nga analizimi i pamjeve filmike rezulton se ky shtetas është autor i 5 vjedhjeve të ndodhura në lagjet nr. 12 dhe nr. 17, ku ka vjedhur në automjete, shuma parash në euro, aksesorë dhe sende me vlerë, ka vjedhur motoçikleta, si dhe ka vjedhur sende me vlerë në banesa.

40-vjeçari ishte shpallur në kërkim, i dyshuar për disa vjedhje në banesa të ndodhura më parë, në disa lagje të qytetit të Durrësit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që ky shtetas përdorte për të kryer vjedhje. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi në fushën e vjedhjes së pronës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë te Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 7 gusht 2025

Këtë të enjte, 7 gusht 2025, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.6 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot...

08:22

Parashikimi/ Mot i kthjellët dhe i ngrohtë

Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjas...

07:23

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI