Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Të ardhurat tatimore nga shitja e pronave u rritën me 26% për 6-mujorin 2025

Lapsi.al 6 August 2025
Të ardhurat tatimore nga shitja e pronave u rritën me 26% për

Të ardhurat tatimore nga shitja e pasurive të paluajtshme janë në rritje për gjysmën e parë të këtij viti. Sipas informacionit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për Shoqatën Shqiptare të Pasurive të Paluajtshme (NAREA), për gjashtë muajt e parë të këtij viti janë arkëtuar gjithsej 4.2 miliardë lekë nga tatimit mbi të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme.

Të ardhurat nga ky tatim janë rritur me 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e të ardhurave mund të jetë një tregues i tërthortë i ecurisë së shitjeve në tregun e pasurive të paluajtshme. Rritja e të ardhurave tregon rritjen e bazës së tatueshme, që mund të vijë nga rritja e transaksioneve të shitblerjes, por edhe nga rritja e çmimeve.

Të ndara sipas drejtorive, në masën dërrmuese të ardhurat prej këtij tatimi vijnë nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj. Për 6-mujorin 2025, pothuajse 99% e të ardhurave i takonin kësaj drejtorie. Kjo nënkupton se tatimi buron kryesisht nga shitjet e firmave të ndërtimit.

Ndërkohë, të ardhurat nga drejtoritë rajonale rezultojnë në nivele shumë të ulëta. Sipas shifrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për gjashtë muajt e parë të vitit të ardhurat totale nga drejtoritë tatimore, duke përjashtuar DTM, ishin vetëm 54 milionë lekë ose sa 1.3% e të ardhurave totale. Këto të ardhura paraqiten në rënie me 26% krahasuar me një vit më parë.

Të ardhurat e vogla nga transaksionet e rishitjes, të kryera nga individët, mund të shpjegohen me rivlerësimet e kryera në vitet e mëparshme, që kanë tkurrur bazën e tatueshme, por ndoshta në një masë të madhe edhe me kryerjen e një pjese të madhe të transaksioneve me çmime fiktive.

Por, nga ana tjetër, agjentët e pasurive të paluajtshme shprehen se procesi i rivlerësimit që pritet prej më shumë se një viti nga ndikuar negativisht në tregun e rishitjes së pronave. Një pjesë e pronarëve preferojnë ta shtyjnë nxjerrjen e pronave në shitje, deri në kryerjen e rivlerësimit, për të përfituar një vlerë më të ulët tatimi.

Në këtë kuptim, rënia e të ardhurave nga tatimi i pronave të shitura prej individëve duket se konfirmon një tendencë rënëse të transaksioneve në këtë segment të tregut. Sipas ligjit në fuqi, të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme, e llogaritur si diferenca mes çmimit të shitjes së pronës dhe çmimit të blerjes (ose atij të rivlerësuar) së saj, tatohen në masën 15%.

Megjithatë, qeveria ka aplikuar rivlerësime të herëpashershme të pronave me një shkallë më të ulët tatimore. Rivlerësimet u mundësojnë pronarëve ta sjellin vlerën e pronës së tyre në nivelet e tregut, duke ulur vlerën e tatimit të paguar në rast të shitjes së saj.

Muajin e kaluar, qeveria shqiptare hodhi për konsultim publik projektligjin për rivlerësimin e radhës së pasurive të paluajtshme. Projektligji pritet t’u mundësojë individëve dhe bizneseve të rivlerësojnë pronat e tyre me një tatim prej 5%, duke filluar nga 1 janari 2026./ Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës ...

07:17

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI