Flash

BKH kryen kontrolle në zyrat e “Soft & Solution” të Ermal Beqirit

Lapsi.al 6 August 2025
BKH kryen kontrolle në zyrat e “Soft & Solution” të

Oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle në ambientet e kompanisë “Soft & Solution”, në pronësi të biznesmenit Ermal Beqirit. Deri më tani nuk dihet nëse këto kontrolle lidhen me tenderat e përfituar nga kompania apo janë pjesë e një hetimi më të gjerë.

“Soft & Solution” mbetet një ndër përfitueset më të mëdha të kontratave publike në sektorin e teknologjisë së informacionit. Beqiri u bë i njohur për publikun në vitin 2021, kur ai ishte një inxhinier elektronik dhe drejtor i IT-së në Universitetin e Tiranës dhe u thirr si ekspert në procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës në Gjykatën e Lartë.

Ai së bashku me një grup kolegësh, kreu ekspertizën teknike mbi videon e njohur si “Meta–Prifti”. Ekspertiza arriti në përfundimin se videoja ishte e përpunuar dhe se përmbajtja e saj ishte nxjerrë nga konteksti dhe u përdor si provë në vendimin e Gjykatës së Lartë për shpalljen e Metës të pafajshëm.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës ...

07:17

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI