Flash

Zelensky alarmohet: ‘Mercenarë’ nga Kina, Pakistani e vende tjera luftojnë për Rusinë

Lapsi.al 5 August 2025
Zelensky alarmohet: ‘Mercenarë’ nga Kina, Pakistani e vende

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha të hënën se trupat ukrainase po luftonin kundër “mercenarëve” të huaj nga vende të ndryshme. Zelensky ka thënë se bëhet fjalë për “mercenarë” nga vende si Kina, Pakistani dhe pjesë të Afrikës dhe u zotua për një përgjigje.

Zelensky më parë e ka akuzuar Moskën për rekrutimin e luftëtarëve kinezë për përpjekjet e saj të luftës kundër Ukrainës, akuza që Pekini i mohoi, ndërsa Koreja e Veriut ka siguruar gjithashtu mijëra trupa të veta në rajonin Kursk të Rusisë.

“Ne folëm me komandantët rreth situatës në vijën e frontit mbrojtjes së Vovchansk dhe dinamikës së betejave. Luftëtarët tanë në këtë sektor po raportojnë pjesëmarrjen e mercenarëve nga Kina, Taxhikistani, Uzbekistani, Pakistani dhe vendet afrikane në luftë. Ne do të përgjigjemi”, ka shkruar Zelensky në rrjetet sociale pasi vizitoi një zonë në vijën e frontit në rajonin verilindor të Kharkiv.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI