Flash

Rusia tërhiqet nga traktati bërthamor i Luftës së Ftohtë, ç'do të thotë kjo?

Lapsi.al 5 August 2025
Rusia tërhiqet nga traktati bërthamor i Luftës së

Rusia shpalli të hënën se nuk do të respektojë më një traktat çarmatimi bërthamor të nënshkruar me SHBA-në që nga viti 1987, duke shtuar frikën për një rikthim të garës së armatimeve në stilin e Luftës së Ftohtë. Fjala është për Traktatin për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), i cili ndalonte prodhimin dhe vendosjen e raketave tokësore me rreze nga 500 deri në 5.500 km.

SHBA-të u tërhoqën zyrtarisht nga traktati në vitin 2019 gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, duke akuzuar Rusinë për shkelje të tij. Moska, megjithëse vazhdoi nominalisht të ishte pjesë e marrëveshjes, deklaroi se nuk do të vendoste raketa të tilla nëse edhe Uashingtoni do të qëndronte brenda kufijve. Por sipas Kremlinit, kjo marrëveshje “morale” nuk ka më kuptim.

Tërheqja e Rusisë erdhi disa ditë pasi Trump urdhëroi zhvendosjen e dy nëndetëseve bërthamore amerikane si kundërpërgjigje ndaj deklaratave “kërcënuese” të Dmitry Medvedev, ish-president dhe aktualisht nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë. Medvedev, gjithashtu aktiv në rrjetet sociale, reagoi ashpër, duke i quajtur lëvizjet e SHBA-së provokuese dhe paralajmëroi masa të tjera nga Moska.

Çfarë është traktati INF?

Traktati INF u firmos në 1987 nga presidenti amerikan Ronald Reagan dhe udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov. Marrëveshja ndalonte prodhimin dhe testimin e raketave tokësore me rreze të mesme, qoftë bërthamore apo konvencionale. Në bazë të traktatit, SHBA shkatërroi 846 raketa dhe Rusia 1.846.

Pse u tërhoq Rusia tani?

Ministria e Jashtme ruse deklaroi se vendosja e platformave raketore amerikane në Europë, Filipine dhe Australi përbën një kërcënim direkt për sigurinë e saj. “Kushtet për të ruajtur një moratorium të njëanshëm nuk ekzistojnë më,” thuhet në deklaratë.

Për Moskën, tërheqja është një lëvizje për të ruajtur ekuilibrin strategjik. Medvedev shkoi më tej, duke e quajtur vendimin “një realitet të ri që të gjithë duhet ta pranojnë.” 

Çfarë ndodhi me SHBA-në dhe INF?

SHBA u tërhoq në 2019, duke akuzuar Rusinë për shkelje përmes zhvillimit të sistemit të raketave Novator 9M729 (i quajtur SSC-X-8 nga NATO), që sipas Washingtonit tejkalon kufijtë e traktatit. Rusia i mohoi akuzat dhe pretendoi se raketa ka rreze më të shkurtër.

Trump gjithashtu përmendi faktin që Kina, një superfuqi e re ushtarake, nuk ishte pjesë e traktatit, duke i dhënë fund zyrtarisht një marrëveshjeje që ishte jetike në fundin e Luftës së Ftohtë.

A ka mbetur ndonjë marrëveshje tjetër bërthamore mes dy vendeve?

Po, marrëveshja e fundit e mbetur është Traktati i ri START, i nënshkruar në vitin 2010, që kufizon numrin e ogiveve strategjike bërthamore dhe raketave të vendosura. Por edhe kjo marrëveshje është në rrezik: në vitin 2023, Putin njoftoi pezullimin e pjesëmarrjes së Rusisë, duke akuzuar SHBA-në për mosrespektim të kushteve dhe për kërcënime ndaj sigurisë ruse. Marrëveshja skadon në vitin 2026.

Ndërkohë, Rusia ka vendosur të vendosë raketa balistike në Bjellorusi dhe ka ulur pragun për përdorimin e armëve bërthamore në doktrinën e saj ushtarake.

Ku e çon kjo botën? 

Me të dyja superfuqitë që tashmë janë tërhequr nga shumica e traktateve të kontrollit të armëve, rreziku për një garë të re armatimesh është real. Ndërsa bota përballet me konflikte në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe tensione në Paqësor, zhbërja e mekanizmave të kontrollit bërthamor e bën skenarin global më të pasigurt se kurrë më parë.

Al Jazeera, përshtati në shqip ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI