Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Prokuroria dërgon në gjyq ish-drejtuesit e Urdhrit të Stomatologut

Lapsi.al 5 August 2025
Prokuroria dërgon në gjyq ish-drejtuesit e Urdhrit të

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe kadërguar në gjykim ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda dhe zv.presidenten Aurela Guri, të cilët akuzohen për "Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën", "Shpërdorim detyre" dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës". Sipas njoftimit, denoncimi ndaj Nikoll Dedës është bërë nga  Almiro Gurakuqi, se ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke rritur buxhetin e "Urdhrit të Stomatologut" nga viti në vit për përfitime personale.

Prokuroria thotë se Nikoll Deda në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve, lejoi punësimin pa kriter të familjarëve të tij, me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016. Në njoftim thuhet se pavarësisht se u mor i pandehur, ai akuzohet se ndërmori veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytëzuar strukturat e USSH-së.

Sipas njoftimit, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, Deda ka kryer veprime duke paguar dhe shpërdoruar fondet e Urdhërit të Stomatologut, pa justifikimet përkatëse si dhe në raste të caktuara ka tjetërsuar fonde në forma biletash apo pagesash fiktive në favor të familjarëve të tij apo të të tretëve, duke u bërë subjekt i veprave penale te “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Nga ana tjetër, zv.presidentja e Urdhrit të Stomatologut me iniciale Aurela Guri, rezultoi se ka vepruar në kundërshtim me ligjin, pasi duke mos patur atributet ka marrë vendime financiare për buxhetin e vitit 2024. Guri ka vendosur të autorizojë zbatimin e buxhetit të përkohshëm në një periudhë të caktuar kohore.

"Shtetasja A. G. u emërua si zv.Presidente e USSH në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë nr.1537, datë 07.02.2020, ku Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë ka qenë nën masë sigurimi. Kjo shtetase ka autorizuar zbatimin e buxhetit të përkohshëm për një periudhë që fillon nga dita e parë e vitit buxhetor deri në fund të muajit të tretë të tij ku shpenzimet nuk duhet të tejkalojnë 1/12 e shpenzimeve faktike të programit të financuar nga buxheti në vitin buxhetor paraardhës dhe ka autorizuar vazhdimin e buxhetit të përkohshëm duke u bërë subjekt i kryerjes së veprave penale të “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”  të parashikuara nga nenet  248 dhe 321 të Kodit Penal", thuhet në njoftim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI