Flash

Holanda depoziton 500 milionë euro në mekanizmin e NATO-s

Lapsi.al 5 August 2025
Holanda depoziton 500 milionë euro në mekanizmin e NATO-s

Holanda është vendi i parë që mbështet financiarisht mekanizmin PURL (Lista e Kërkesave të Prioriteteve të Ukrainës) të NATO-s për dërgimin e armëve në Ukrainë, duke paguar 500 milionë euro, njoftoi sot Ministri holandez i Mbrojtjes, Ruben Brekelmans.

"Ukraina ka nevojë urgjente për përforcime dhe municione të mbrojtjes ajrore", tha Brekelmans në një postim në Platformën X, duke shtuar se vendi i tij do të ofrojë 500 milionë euro për dërgimin e sistemeve amerikane të armëve (përfshirë raketat Patriot).

"Kjo do ta ndihmojë Ukrainën të mbrojë veten dhe pjesën tjetër të Evropës nga sulmet ruse", tha ai. Një deklaratë e publikuar në faqen e internetit të Ministrisë Holandeze të Mbrojtjes tha, ndër të tjera, se vendet e tjera janë zotuar të mbështesin programin e ri.

Sipas programit, Ukraina do të jetë në gjendje të tërheqë pajisje ushtarake nga rezervat e forcave të armatosura të SHBA-së, për të cilat do të paguajnë shtetet e tjera anëtare të NATO-s. SHBA-të po japin ndihmë ushtarake në paketa me vlerë rreth 500 milionë dollarë, të cilat përfshijnë sisteme armësh dhe municione të përshtatura për nevojat e Ukrainës.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha muajin e kaluar se SHBA-të po shqyrtonin dërgimin e armëve në Ukrainë që do të financoheshin nga aleatët evropianë, pa hyrë në detaje të mëtejshme në atë kohë.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI