Flash

Gjykata e Lartë cakton ‘arrest shtëpie’ për ish-presidentin e Brazilit

Lapsi.al 5 August 2025
Gjykata e Lartë cakton ‘arrest shtëpie’ për

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është arrestuar pasi gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ai akuzohet për organizim të grushtit të shtetit. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Brazilit që lëshoi urdhrin e arrestit, Alexandre de Moraes, tha se masa u dha për shkak të shkeljes së masave kufizuese nga ana e Bolsonaros.

Përveç arrestit shtëpiak, ish-Presidentit Bolsonaro i ndalohet edhe përdorimi i celularit dhe vizitat në banesë nga persona të tjerë, përveç avokatëve dhe atyre që janë autorizuar nga gjykata. Avokatët e Bolsonaros thanë në një deklaratë se do ta apelonin vendimin, duke argumentuar se ish-presidenti nuk kishte shkelur asnjë urdhër gjykate. Jair Bolsonaro u arrestua mbrëmjen e së hënës në rezidencën e tij në Brazilia, ku ju sekuestrua dhe celulari.

Bolsonaro është në gjyq pasi dyshohet se ka komplotuar me disa persona të tjerë një grusht shteti për të përmbysur me dhunë humbjen e tij zgjedhore të vitit 2022 ndaj presidentit të majtë Luiz Inacio Lula da Silva.

Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur çështjen ndaj Bolsonaro një "gjueti shtrigash". Për këtë arsye, ai ka vendosur edhe tarifa 50% ndaj mallrave braziliane, që hyjnë në fuqi ditën e mërkurë.

Departamenti Amerikan i Shtetit e dënoi masën e arrestit të shtëpisë, duke thënë se gjyqtari Moraes po përdorte institucionet braziliane për të heshtur opozitën dhe për të kërcënuar demokracinë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI